Të nderuar aplikantë,
Faleminderit për interesin dhe aplikimin tuaj për bursë pranë Universitetit Metropolitan Tirana! Ju njoftojmë se prezantimi përpara Komisionit të Bursave do të zhvillohet në datat 15 – 17 Korrik 2025, në ambientet e universitetit. Komisioni përbëhet nga pedagogë përfaqësues të tre fakulteteve të UMT-së dhe përfshin një intervistë/bashkëbisedim me ju, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm të motivimit, angazhimit dhe përgatitjes suaj akademike.