Mundësi unike për nxënësit e apasionuar pas robotikës dhe kodimit/ Fillon “RoboTech” organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe COD

Të gjithë nxënësit të apasionuar pas kodimit dhe robotikës, tashmë do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në konkursin “RoboTech”, organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe COD. Përgjatë 11 javëve, nxënësit e 10 gjimnazeve pjesëmarrëse do të trajnohen nga ekspertët më të mirë të shkencave kompjuterike në Universitetin Metropolitan Tirana, në një kompeticion unik në Shqipëri.

Por cilat janë risitë që do të sjellë “RoboTech”?

UMT në bashkëpunim me COD në Kryeministri organizon këtë iniciativë që u mundëson gjimnazistëve të njihen më shumë me teknologjinë, jo si përdorues, por edhe si zhvillues. Gjatë kësaj periudhe do të njihen me robotikën, që na ndihmon të japim një diapason të gjerë të njohurive sepse përfshin elektronikën, mekanikën sepse këta robotë do të lëvizinin sipas një objektivi dhe qëllimi të caktuar”, sqaroi Dr. Elton Domnori, Zv/Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT në UMT.

Të ftuar nga bota e biznesit, akademia dhe shumë gjimnazistë ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij kompetiticioni në ambientet e COD në Kryeministri. Dhjetë gjimnazet pjesëmarrëse u mirëpriten nga përfaqësuesit e COD Elidon Dodaj dhe Hevio Lila, Presidenti i Universitetit Metropolitan Ing. Arjan Çukaj, Drejtori Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i OFICINA Innovation Hub Arjan Ymeri dhe Gledi Tace Mentor/Themelues i RoboTech Trainings. 

Presidenti i UMT Arjan Çukaj tha se është në misionin e universitetit mbështetja e pasionit dhe të rinjve në fushën e teknologjisë, kodimit dhe robotikës.T

Universiteti Metropolitan Tirana është habitati natyral i teknologjisë dhe inovacionit. Jemi universiteti i parë shqiptar i fokusuar në Inteligjencën Artificiale. Në UMT jo vetëm ofrojmë studimet bachelor në Inteligjencë Artificiale, por kemi ngritur edhe shkollën doktorale në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente, me doktorantët e parë që po kryejnë kërkimet e tyre shkencore në bashkëpunim me institucionet tona partnere në Francë dhe në SHBA. Prandaj sot me ekspertizën dhe ekselencën, dua të shpreh se ekipi ynë në UMT është i gatshëm që të ofrojë gjithë njohuritë dhe mbështetjen edhe ndaj proceseve të adoptimit të inteligjencës artificiale në shërbimet publike, siç është edhe objektivi i shpallur i qeverisë shqiptare. Ndjej kënaqësi që vizioni ynë i ka dhënë frytet, kur të dhënat na tregojë se 75% të studentëve tanë punojnë plotësisht në profesionin e tyre dhe rreth 10% të studentëve të diplomuar në UMT janë të punësuar jashtë vendit nga Amerika, në Angli, në Belgjikë apo Gjermani, gjë që vërteton edhe vlerën e diplomës së UMT”, tha gjatë fjalës së tij Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana Arjan Çukaj, duke shprehur edhe ambicien që ky kompeticion të shtrihet edhe na Ballkan. Pjesëmarrësit patën mundesinë për të marrë përgjigje mbi pyetjet rreth kompeticionit nga mentorët e RoboTech; Drejtor i Qendrës së Inovacionit në UMT Dr. Igli Hakrama, Dr. Elton Domnori, Sindi Selfo dhe Xhesiba Saraci.

Finalizimimi i këtij kompeticioni ka një rëndësi të veçantë sepse u sjell nxënësve në vëmendje njohuritë që ata duhen të kenë mbi fushën e robotikës dhe aplikimet e saj në jetën e përditshme në shoqëri, duke nxitur tek ta pasionin për kodimin për të formuar profesionistët e së ardhmes në fushat më të kërkuara nga tregu i punës brenda dhe jashtë vendit.

Universiteti Metropolitan Tirana i fokusuar në shkencat kompjuterike, në inteligjencë artificiale, inxhinieri dhe ekonomi sjell për studentët 25 programe studimi të ciklit bachelor dhe master, ndërsa është i vetmi universitet shqiptar që ka krijuar shkollën e doktoraturës në Inteligjencë Artificiale.