E-Shërbime

Fillojnë regjistrimet për Kurset e Sipërmarrjes Sociale II nga UMT dhe Agjencia Universitare e Frankofonisë

Universiteti Metropolitan Tirana pas suksesit të edicionit të parë të Kurseve të Sipërmarrjes Sociale ,në kuadër të projektit për themelimin e Inkubatorit Social MetSInc (Metropolitan Social Incubator) të bashkëfinancuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë, shpall nisjen e  “Kurseve të Sipërmarrjes Sociale II” përgjatë periudhës Mars-Maj 2022.

Kurset do të organizohen në formën e leksioneve online, trajnimeve, videove, materialeve të shkruara të ndara me studentët si edhe aktiviteteve praktike, workshop-eve dhe bootcamp-eve. Pjesëmarrja do të jetë tërësisht falas dhe e hapur për të gjithë studentët, startup-et e reja dhe të interesuarit në fushën e sipërmarrjes sociale.

Në fund të të gjitha moduleve studentët që ndjekin 95% të leksioneve do të pajisen me një certifikatë që vërteton njohuritë e tyre, nga UMT dhe AUF.

Kurset do të ofrohen nga ekspertë të mirënjohur vendas dhe të huaj në këtë fushë, ku disa prej tyre janë: Rajshri Deshpande – Aktiviste Sociale Indiane e vlerësuar me cmimet si : Water Hero Award, Social Entrepreneurship Award, Women Achievement Award , Nizar Adnani– Themelues dhe bashkëthemelues I sipërmarrjeve sociale të shumta , konsultues, dhe specialist marketingu, Lavinia Enache-Menaxhere e shumë projekteve të specializuara në fushën e inovacionit , industrive kulturore, marketingut dixhital dhe organizacional, Jona Repishti – Drejtore e Massachusetts Institute Of Technology D-Lab, Genc Alimehmeti – Pedagog në Universitetin e Tiranës dhe kërkues shkencor në Universitetin e Bolonjës, etj.

Qëllimi i këtyre kurseve është të orientojë përpjekjet e studentëve drejt sipërmarrjes sociale dhe inovacionit.

Të gjithë të interesuarit për të ndjekur këto kurse, mund të regjistrohen duke klikuar në këtë formë aplikimi dhe së shpejti do të kontaktohen për të gjitha detajet e ndjekjes së kursit brenda datës 3 Mars 2022.

Modulet dhe temat e kurseve mund t’i aksesoni duke klikuar këtu:

Kush janë lektorët?

Klotilda Kosta
Klotilda Kosta është Drejtoreshë e Programeve në Partners Albania for Change and Development,  ku drejton fushat programore të organizatës për Sipërmarrjen Sociale dhe Inovacionin, Zhvillimin e Qëndrueshëm të Shoqërisë Civile. Ajo ka një eksperiencë të gjerë në projektimin dhe menaxhimin e drejtpërdrejtë të nismave të ndryshme në mbështetje të start-up-eve rinore dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri. Gjithashtu ka menaxhuar nismën e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë për ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar, duke i kthyer ato në ndërmarrje sociale që prodhojnë mallra dhe shërbime për komunitetin. Znj. Kosta është anëtare e ekipit kërkimor të Partners Albania, duke qenë autore dhe bashkëautore e disa studimeve, raporteve monitoruese, vlerësimeve të nevojave, dokumenteve, rregulloreve dhe artikujve me tema të ndryshme që lidhen me fushat e saj të ekspertizës. Ajo është eksperte në hartimin dhe ofrimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve. Znj. Kosta është anëtare e bordit të Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile.

Genc Alimehmeti
është Profesor i Asociuar në Departamentin e Menaxhimit, Universiteti i Tiranës dhe Studiues në Departamentin e Menaxhimit, Universiteti i Bolonjës. Ai ka ligjëruar në programe të ndryshme masteri në University of Bologna, Fondazione Alma Mater, Open University Italy (IUL), Bologna Business School, University of Malta, Lady of Good Council. Ai ka marrë titullin Ph.D në vitin 2012 me një tezë sasiore bazuar në analizën e të dhënave. Si studiues shkencor ai ka përvojë në ekipe të ndryshme kërkimore në disa Universitete, si Brown University, London School of Economics, Antwerp University, Tilburg University, University of Malta, University G. D’Annunzio dhe organizata të ndryshme, ndër të cilat IPRASE (Itali), Agnelli Foundation (Itali), National Center of Research Italy, IFC – Banka Botërore, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), LuxDev Kosova, etj. Interesat e tij kërkimore fokusohen në fushën e sipërmarrjes sociale, qëndrueshmërinë, udhëheqjen e shkollave, qeverisjen e korporatave, përgjegjësisë sociale të korporatave, paaftësisë paguese të korporatave etj. Në lidhje me këto tema, ai ka publikuar në Journals of Sustainability, Educational Management Administration & Leadership Journal; RicercAzione; International Journal for Educational Law and Policy; Journal of Accounting, Auditing and Finance; etj.

Pleurat Rexhepi
PhD është drejtor i Metropolitan Incubator, UMT. Ështe diplomuar në një nga universitetet më të mira të Evropës, në King’s College London me gradë PhD në fushën e strategjisë së korporatave. Ka punuar mbi 8 vjet ne Universitetin e Tiranës si lektor për lëndët e Inovacionit dhe Qeverisjes së Korporatave dhe ka udhëhequr biznese në ndryshme në fushë e sipërmarrjes. Gjithashtu ka punuar per pak kohë në Këshillin e Ministrave, në Drejtorinë e Analizës së Politikave Shtetërore.

Dr. Alba Skendaj
është angazhuar prej më shumë se 10 vitesh si pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Menaxhimit, FE UT ku aktualisht mban pozicionin e lektores. Ka përfunduar studimet e larta për Ekonomi dhe Drejtësi dhe mban titullin “Doktor i Shkencave” nga Departamenti i Politikave dhe Qeverisjes në BE, ISE-UT. Dr. Skendaj është e përfshirë në disa projekte të OJQ-ve dhe IAL-ve në Shqipëri, kryesisht si eksperte, si në planifikim dhe implementim të disa projekteve financuar nga donatorë vendas apo të huaj. Është përfshirë si bashkëpunëtore shkencore në projekte të Fakultetit të Shkencave të Biznesit, Universiteti i Bolonjës dhe të Universitetit Metropolitan Tirana. Është e angazhuar si eksperte e jashtme në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, si dhe Pikë Kontakti Kombëtare (NCP) për Joint Research Centre, Horizon2020, programi i EU. Ka publikuar artikuj të ndryshëm shkencorë si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Eshtë angazhuar në mësimdhënien e lëndëve: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhim Biznesi, Strategji Biznesi e Avancuar, Menaxhim Shpërblimi, Qeverisje e Korporatave, Inovacion, Sistemet e Planifikimit dhe Kontrollit Menaxherial në programet Bachelor dhe Master. Fusha e kërkimit: Menaxhimi, falimenti, inovacioni, lidershipi në arsim, menaxhimi i performancës në institucione publike.

PhD Candidate Elona Cera
aktualisht Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Metropolitan Tirana. Njëkohësisht, e angazhuar si Koordinatore në Inkubatorin Metropolitan të Biznesit. Pozicioni i saj në këtë institucion nënkupton ushtrimin e funksionit si akademike dhe njëkohësisht nxitjen, motivimin dhe angazhimin e të rinjve në aktivitete të sipërmarrjes dhe inovacionit. Kohët e fundit është duke ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin Tomas Bata në Zlin. Për më tepër, ka përfunduar Akademinë Verore për Profesionistë të Rinj në Ekosistemet e Inovacionit dhe Sipërmarrjen në Universitetin Lund nga ka fituar edhe statusin si “agjente ndryshimi”(change agent) për çështje të rëndësishme te komunitetit si sipërmarrja dhe inovacioni. Aktualisht është bashkë-krijuese dhe bashkë-implementuese e një projekti të financuar nga Swedish Institute lidhur me sipërmarrësit në fushën e teknologjisë.

PhD Candidate Almarin Frakulli
ka një diplomë bachelor në Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare nga Fakulteti i Menaxhimit të Biznesit nga Universiteti “Angel Kanchev” i Rousse, Bullgari. Gjithashtu, ai ka ndjekur programin master mbi Financat dhe Bankën në Cv. Universiteti Kiril i Metodii”, Tarnovo, Bullgari. Pas diplomimit, për shtatë vjet ai ka punuar në sektorin e energjisë si pjesë e Departamentit të Thesarit në Cez Albania. Aktualisht është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit të Universitetit Metropolitan Tirana dhe gjithashtu pedagog në Departamentin e Menaxhimit, UT. Ai është një studiues dhe kandidat për PhD në fushën e Politikave të Taksave. Puna e tij është përqendruar në kërkimin e impaktit të Politikave të Taksave mbi aktivitetin e sektorit të SME-ve në Shqipëri.

Ina Begotaraj (Bregaj)

Ka përfunduar studimet e larta, Master Shkencor në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Është e angazhuar si pedagoge e jashtme në këtë fakultet në disa lëndë si Biznesi Social, Sjellje Organizative. Aktualisht punon si përgjegjëse e Sektorit të Integrimit Europian në Bashkinë Tiranë, me një eksperiencë 8- vjeçare në Administratën Publike. Në këtë rrugëtim ka qenë pjesë si studente ekselente fillimisht në shumë trajnime, workshope në kuadër të start-up, sipërmarrjeve, e më pas në organizime të tjera brenda dhe jashtë vendit për të rinjtë, rritjen e kapaciteteve, inovacionin etj.

Disa nga botimet më të fundit në lidhje me këtë paraqitur janë:

1. Almarin Frakulli -SMEs development in Albania- the impact of tax policies on sustainable sector growth. /13th International Conference of ASECU Social and Economic Challenges in Europe 2016-2020 (May 19-20, 2017 in Durrës, Albania)
2.Jorida Xhafaj, Almarin Frakulli – The impact of public security in the information privacy: Analyze of the ECHR Decisions/ 6th UBT Annual International Conference UBT Kosovo. (27-29 October 2017 in Durrës, Albania)
3.Almarin Frakulli – Fiscal Policy as a tool of Economic Stabilization – the case of Albania” 4th Albanian University International Conference (22 December 2017 in Tirana, Albania)

PhD (candidate) Majlinda Dhuka është juriste, me një eksperience rreth 20 vjecare në sektorin publik dhe në angazhimin si lektore në universitete. Ajo ka eksperience në cështje të zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, ngritje dhe rritje organizative, bashkepunimin per zhvillim etj. Ajo eshte Mentore prane Inkubatorit Metropolitan – METINC – të Universitet Metropolitan Tirana, si dhe lektore për Menaxhim Biznesi dhe Projektesh, Menaxhim Projektesh (Inxhinierike), Menaxhim Kontratash, Qeverisje Korporatash etj.

MSc. Lorina Misku
është diplomuar për Drejtësi, në Universitetin e Tiranës, si dhe ka fituar titullin Master i Shkencave në të Drejtë Publike. Është koordinatore e Politikave dhe Prioriteteve Kombëtare, në Kryeministri. Fokus i veçantë i ekspertizës është e drejta publike dhe politikat zhvillimore, si dhe qasja menaxheriale. Lorina ka një interes të veçantë për proceset e integrimit si dhe në kontributin për zhvillime gjithëpërfshirëse. Së fundmi ka shfaqur interes në mentorimin e projekteve të cilat kanë fokus qasjen zhvillimore dhe ngritjen e kapaciteteve. Ka kryer një sërë trajnimesh për fushat e saj të ekspertizës si dhe është Alumni i Akademisë së Integrimit Evropian dhe Negociatave Është bashkëautore e disa publikimeve shkencore, pranë Universitetit të Tiranës

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.