Programe Studimi

Reth UMT

Universiteti Metropolitan Tirana, i fokusuar në shkencat inxhinierike, arkitekturë dhe ekonomi ka për mision zhvillimin e studentëve si profesionistë në fushat bashkëkohore të inovacionit dhe teknologjisë. Me një staf akademiko-shkencor ndërkombëtar, infrastrukturë prej 11 laboratorësh, mundësi studimi jashtë vendit falë bashkëpunimit me shumë universitetete evropiane, është vlerësuar “Shkëlqyer” duke siguruar akreditimin institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit. UMT është gjithashtu i pari universitet në Shqipëri që ofron programin e doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” dhe programin bachelor në “Inteligjencë Artificiale”.