Evis Plaku - Universiteti Metropolitan Tirana
Msc. Evis Plaku

Msc. Evis Plaku

Lektor
Fakulteti I Shkencave Kompjuterike dhe IT
✉ evis.plaku@umt.edu.al

I apasionuar për mënyrën sesi sistemet inteligjente mund të ndikojnë në shumë fusha të jetës, Evis Plaku është i angazhuar si pedagog i shkencave kompjuterike dhe studiues kërkimor në Universitetin Metropolitan të Tiranës. Evisi është diplomuar në nivelin bachelor dhe master shkencor në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Tiranës dhe është specializuar në Inteligjencë Artificiale dhe Robotikë, duke përfunduar një master shkencor në Universitetin e Freiburg, në Gjermani dhe një specializim për studime të avancuara nga Universiteti CUA në Washington, D.C.

Interesat kërkimore të Evisit shtrihen në fushën e inteligjencës artificiale, machine learning dhe robotikës me synimin për të zhvilluar sisteme kompjuterike inteligjente që bëjnë më shumë me më pak ndihmë nga njerëzit; që mësojnë nga përvoja, përshtaten në situata të panjohura dhe zbulojnë njohuri të reja.