Metroresearch, pjesë e Universitetit Metropolitan Tirana (UMT), ka përfunduar me sukses implementimin e projektit RURALITeast, pjesë e Programit Erasmus+.
Ky projekt ka krijuar Living Labs në vendet e Evropës Lindore për të mbështetur sipërmarrësit e rinj dhe punonjësit në zonat rurale, promovuar sipërmarrjen e qëndrueshme, shkrim-leximin dixhital dhe ruajtjen e vlerave lokale, në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.
Takimi Final në Banja Luka
- Dy ditë intensive shënuan mbylljen e projektit në Banja Luka, ku partnerët e projektit ndanë rezultatet, përvojat dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të nismave të Living Labs. Gjatë takimit u realizuan aktivitete të ndryshme, duke përfshirë:
- Leksion për studentët: Studentët e Kolegjit të Banja Lukës morën pjesë në një leksion mbi ekonominë qarkulluese dhe sipërmarrjen rinore.
- Vizita studimore: U vizituan vreshtaritë dhe manastiret lokale, duke diskutuar modele të qëndrueshme të biznesit dhe zhvillimin rural.
- Marrëveshje bashkëpunimi: U nënshkrua një MoU për funksionimin e Living Lab, duke forcuar bashkëpunimin rajonal për turizëm rural dhe ekonomi qarkulluese.
Living Labs – Një Trashëgimi që Vazhdon
Edhe pse projekti mbaron me sukses, Living Labs vazhdojnë të ofrojnë mundësi për innovacion, zhvillim të qëndrueshëm rural dhe pjesëmarrje aktive të të rinjve. Këto laboratorë shërbejnë si platforma për testimin e ideve të reja, trajnimin e sipërmarrësve të rinj dhe ruajtjen e traditave lokale, duke kontribuar drejt një zhvillimi ekonomik dhe social të qëndrueshëm në zonat rurale



