PhD Proc. Erjon Uka
Lektor
Fakulteti i Ekonomisë
✉ erjonuka@umt.edu.al
Erjon Uka është diplomuar në Informatikë Ekonomike me profil Menaxhim Biznesi (2016) dhe Administrim Biznesi me profil Marketing (2019). Ai ka kryer edhe studime në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Bolonjës në programin Menaxhim Ndërkombëtar. Prej vitit 2023 vazhdon studimet doktorale në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë. Më parë, ka shërbyer si Përgjegjës i Departamentit Marketing&PR në Universitetin Metropolitan Tirana, si koordinator marketingu në Creative Business Solution apo konsulent i marrëdhënieve me publikun në Consulcesi. Prej vitit 2019 është angazhuar në mësimdhënie, në lëndët “Bazat e Marketingut Dixhital” dhe “Menaxhimi i Komunikimit Dixhital” në Departamentin e Shkencave të Administrimit, Universiteti Metropolitan Tirana. Fushat e tij të interesit profesional janë marketingu, marrëdhëniet me publikun, optimizimi i fushatave në rrjete sociale dhe display network, kapitali social, turizmi dhe menaxhimi.
- 2023 – Studime doktorale në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
- 2017 – 2019 Master i Shkencave në Administrim Biznesi me profil Marketing, Universiteti Europian i Tiranës.
- 2018 – Shkëmbim Erasmus+, Menaxhim Ndërkombëtar, Universiteti i Bolonjës. 2013-2016 Bachelor në Informatikë-Ekonomike me profil Menaxhim, Universiteti European i Tiranës.
- 2013-2016 Bachelor në Informatikë-Ekonomike me profil Menaxhim, Universiteti European i Tiranës.
Eldian Balla, Erjon Uka, Sjellja e konsumatorëve shqiptarë në lidhje me pagesat online, Konferenca ndërkombëtare shkencore e marketingut inovativ, Universiteti Aleksandër Moisiu, Dhjetor, 2023.
Eldian Balla, Erjon Uka, Përdorimi i marketingut tradicional dhe atij digjital në NVM-të shqiptare, Konferenca ndërkombëtare shkencore e marketingut inovativ, Universiteti Aleksandër Moisiu, Prill, 2023.
Elena Kokthi, Erjon Uka, Kapitali social dhe marka online: Raste studimore të kompanive Movida dhe Bukinist, Simpoziumi i Kërkueve të rinj shkencorë, Universiteti Óbuda, nëntor 2020.
Erjon Uka, Kapitali social dhe marka online: një rishikim i literaturës, Konferenca e Kërkuesve të Rinj, Universiteti Europian i Tiranës, Nëntor, 2019.