Search
Close this search box.
E-Shërbime

Erasmus+ Mobilitete Stafi

Stafi akademik dhe administrativ në Universitetin Metropolitan Tirana ka mundësinë të marrë pjesë në mobilitete shkëmbimi për Stafin në Erasmus+, një nismë e financuar nga Komisioni Evropian. Ky program synon të përmirësojë zhvillimin profesional, të nxisë shkëmbimin ndërkulturor dhe të promovojë bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të stafit në të gjithë Evropën.

Mobiliteti i Stafit Erasmus+ përfshin dy lloje kryesore të aktiviteteve:

Mobilitete shkëmbimi për Mësimdhënie: Stafi akademik mund të japë mësim në universitete partnere jashtë vendit, duke ndarë ekspertizën e tyre dhe duke kontribuar në zhvillimin e kurrikulave ndërkombëtare.

Mobilitete shkëmbimi për Trajnim: Stafi akademik/administrativ mund të marrë pjesë në aktivitete trajnimi, mundësi për të ndjekur punën e kolegëve ose trajnime të strukturuara në institucione partnere, duke fituar aftësi dhe njohuri të reja për të përmirësuar praktikat institucionale.

Krahas mobiliteteve te shkëmbimit të Stafit të UMT, stafi nga universitetet partnere mirëpritet në Universitetin Metropolitan Tirana për aktivitete të ngjashme, duke nxitur shkëmbimin e praktikave të ndërsjella dhe bashkëpunimin institucional.

Kjo përvojë mobiliteti jo vetëm që pasuron profilin profesional të anëtarëve të stafit, por gjithashtu forcon rrjetet ndërkombëtare dhe promovon shkëmbimin e ideve inovative në arsimin e lartë.

Për më shumë detaje mbi Mobilitetet e Stafit Erasmus+ në Universitetin Metropolitan Tirana, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë në iro-projects@umt.edu.al.