Universiteti Metropolitan Tirana pjesë e panairit “Energy Construction & Green Economy”


Si një institucion lider në fushat e Inxhinierisë, UMT kujdeset të përgatisë profesionistët e rinj duke ofruar literaturë bashkëkohore dhe ekspertët më në zë kombëtar dhe ndërkombëtar ku vlen të veçojmë Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen, Prof. Dr. Banihan Gunay, Dr. Klaud Vogstad dhe Dr. Nikolla Nika.

Panairi “Energy Construction & Green Economy” fokusohet në çështje të rëndësishme si energjia e rinovueshme, efiçenca gjatë gjithë ciklit të energjisë në të gjithë sektorët, teknologjia, efiçenca e ndërtimit dhe ndikimi mjedisor. Kjo platformë do të promovojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet investitorëve, zhvilluesve dhe konsulentëve. Është një organizim rajonal, duke u shtrirë edhe në Evropë, ku potenciali për investime në energji është shumë i lartë.

Tendenca drejt dixhitalizimit, krijimi i teknologjive moderne dhe miqësore ndaj mjedisit – rritja e efikasitetit, ulja e kostove dhe e ndotjes; rritja e formave alternative dhe më efikase të prodhimit; menaxhimi i mirë i sistemeve të ujit dhe ventilimit; ekzistenca e ndërtimeve dhe një infrastrukture më pak ndotëse.

Në këtë panair vizitorët e shumtë kishin mundësi te njiheshin me Printerin 3D dhe pajisjet bashkëkohore të Ndërtimit dhe Topografisë si pjesë e Metropolitan Innovation Center financuar nga EU4Innovation.

Universiteti Metropolitan Tirana pjesë e panairit “Energy Construction & Green Economy”