Dr. Elton Domnori
Përgjegjës departamenti / Lektor
Fakulteti I Shkencave Kompjuterike dhe IT
✉ edomnori@umt.edu.al
Dr. Elton Domnori përfundoi studimet e doktoraturës në vitin 2012 në Universitetin e Modenës dhe Reggio Emilia, Itali. Aktualisht punon në Universitetin Metropolitan Tiranë (UMT). Fusha e tij e ekspertizës është Sistemet e Informacionit dhe aktualisht është duke punuar në motorët inteligjentë të kërkimit të të dhënave të strukturuara dhe gjysmë të strukturuara. Ai ka marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare si FIRB NeP4B, KEYSTONE (COST), MARDS (Erasmus+) dhe SMART4ALL (H2020). Për më tepër, ai ka bashkëpunuar në disa aktivitete lokale si: konkursi “Startup Weekend”, konkursi “SpaceApp Challenge”, hackathone (të organizuara së fundmi nga EU4Innovation), etj.
- Shkurt 2012: PhD në Inxhinieri Kompjuterike dhe Shkencë, Universiteti i Modenës dhe Reggio Emilia, Modena (Itali);
- Tetor 2007: Master i Shekencave në Inxhinieri Kompjuterike, Universiteti i Modenës dhe Reggio Emilia, Modena (Itali);
- Korrik 2004: Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike, Universiteti i Modenës dhe Reggio Emilia, Modena (Itali);