E-Shërbime

Doktoraturë në Inteligjencë Artificiale

Agresa Qosja, Profesore Asistente e Universitetit Metropolitan Tirana (UMT) fitoi bursën e doktoraturës në bashkëudhëheqje (cotutelle) të financuar nga Ambasada Franceze 🇫🇷 në Tiranë dhe UMT.

Ajo do të udhëhiqet nga Prof. Dr. Ligor Nikolla (UMT) dhe Prof. Dr. Eralda Dhamo (Gjika) (Universiteti i Tiranës) për palën shqiptare dhe nga Prof. Dr. Didier Georges (Université Grenoble Alpes) dhe Prof. Dr. Arben Çela (ESIEE Paris-Université Gustave Eiffel) për palën franceze.

Studimet e doktoraturës do të kryhen me kohë të plotë, kombinuar me një eksperiencë pedagogjike në të dy universitetet, UMT dhe UGE. Koha e qëndrimit në Tiranë dhe Grenoble do të jetë e barabartë (18 muaj), me tarifë regjistrimi zero në të dy universitetet, e paguar si Profesore Asistente nga UMT dhe me një bursë franceze për periudhën e qëndrimit në Francë. Në përfundim të doktoraturës, Agresa do të marrë diplomën e doktoraturës nga të dy universitetet, Universitetit Metropolitan Tirana dhe Université Grenoble Alpes, Francë.

Tema e doktoraturës do të jetë në fushën e Inteligjencës Artificiale e aplikuar në atë të prodhimit të shpërndarjes dhe të konsumit të energjise elektrike, aktualiteti i së cilës ka ngjallur interesin jo vetem të kolegëve francezë por dhe të ndërmarrjeve franceze që kanë investuar dhe duan të investojnë në këtë sektor në Shqipëri. Natyrisht që do të bashkëpunohet fort dhe në mënyrë të vazhdueshme edhe me institucionet dhe kompanitë shqiptare të sektorit të prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë.

Kjo temë doktorature është lançuar në kuadrin e bashkëpunimit të Shkollës së Doktoraturës të UMT në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente me disa universiteteve franceze dhe do të pasohet nga dy doktoratura të tjera ketë vit akademik për të vazhduar njësoj në vitet e ardhshme. UMT do të marrë përsipër financimin e këtyre doktoraturave me të njëjtat parametra financiare dhe objektiva bashkëpunimi dhe diplomimi (diplomë të dyfishtë) me universitetet franceze/evropiane me objektivin e formimit sa më të shëndoshë të profesoratit shqiptar konform objektivave të ndërkombëtarizimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.