E-Shërbime

Designing Together me Arkitektet e Grimshaw dhe studentet e London School of Economics

Ekipi i Universitetit Metropolitan Tirana, i përbërë nga studentët e UMT dhe studentët nga The London School of Economics and Political Science – LSE , nën mbikqyrjen e mentorëve përkatës nga UMT dhe studio ndërkombëtare Grimshaw Architects, po punojnë për rikonceptimin e hapësirave të lira në zonën e Don Boskos, duke i shndërruar ato në sheshe e sipërfaqe rekreative.

Projekti, i zhvilluar nën kujdesin e Bashkisë Tiranë, AKPT, dhe QM, synon të krijojë një mjedis frymëzues për zhvillimin e jetës komunitare në këtë pjesë të Tiranës, ku bashkëjetojnë të ndara grupe të ndryshme sociale. Ndërhyrjet e konceptuara si akupunturë urbane në pika nevralgjike, do të shërbejnë për të stimuluar kohezionin dhe zhvillimin social të komunitetit në fokus të këtij projekti.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.