Search
Close this search box.
E-Shërbime

Një arritje e veçantë për arsimin e lartë në Shqipëri: UMT certifikohet nga Komisioni Europian

Komisioni Evropian i ka akorduar Universitetit Metropolitan Tirana certifikatën “Erasmus Charter for Higher Education”-një certifikim unik për sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Certifikata “Erasmus Charter for Higher Education” (ECHE) ofron kuadrin e përgjithshëm të cilësisë për aktivitetet e bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar që një institucion i arsimit të lartë mund të kryejë në kuadër të Erasmus+. Disa nga faktorët që merren në konsideratë gjatë vlerësimit paraprak, janë angazhimi i Universitetit për të kontaktuar grupet e nënpërfaqësuara në mobilitet nëpërmjet strategjive të gjithë-përfshirjes, sigurimi i praktikave të gjelbra në organizimin e aktiviteteve Erasmus+, zbatimin e dixhitalizimit nëpërmjet Iniciativës Evropiane të Kartës Studentore dhe angazhimin për të rritur angazhimin qytetar të studentëve të lëvizshëm.

Akordimi i ECHE për UMT nga Komisioni Evropian përforcon standartin e cilësisë në respektimin e parimeve thelbësore të programit Erasmus+ në shtyllat e tij kryesore si shkëmbimet e studentëve dhe stafit, kërkimin dhe projektet zhvillimore. Si i tillë, është një konfirmim më shumë i faktit se pjesëmarja e UMT në programin Erasmus+ është pjesë e strategjisë, modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit në përputhje me standardet evropiane.

Ndërkombëtarizmi është një ndër shtyllat kryesore tëUniversitetit Metropolitan Tirana i cili, nëpermjet standardit dhe cilësisë, ofron mundësi gjithëpërfshirëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.