Universiteti Metropolitan Tirana, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë (AKR), ka hapur zyrtarisht edicionin e dytë të Kompeticionit RoboTech. Ky event është një platformë unike që u mundëson të rinjve të eksplorojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në fushat e robotikës dhe inteligjencës artificiale.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në ambientet e COD dhe mblodhi së bashku aktorë të rëndësishëm nga fusha e inovacionit, arsimit, medias dhe institucioneve publike. Pjesëmarrësit e nderuar në këtë aktivitet ishin:
- Jetona Koçibelli – Drejtoresha e COD
- Geron Ibrahimi – Drejtuesi i AKR
- Arjan Ymeri – Drejtori i Agjencisë Startup Albania
- Ing. Arjan Çukaj – Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana
Gjatë fjalimeve të tyre, të pranishmit theksuan rëndësinë e nxitjes së inovacionit në mesin e të rinjve dhe mbështetjen e talenteve të reja në fushën e teknologjisë. Përmes mbështetjeve të tilla, COD synon të fuqizojë të rinjtë për të qenë liderë në fushën e teknologjisë, duke krijuar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe global. Shpresoj qe secili prej jush të ketë kohën e duhur, mjetet, fantazinë që të shprehë talentin”, u shpreh drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli.
Presidenti i UMT, Ing. Arjan Çukaj tha se kompeticione të tilla janë në vizionin e universitetit, duke sjellë çdo vit risi. “Vetë universiteti është formatuar mbi shkencat ekzakte, inxhinierike, mbi shkencat e softuerike dhe kompjuterike. Shohim shumë prej gjimnazistëve që kanë prirje, por nuk e kuptojnë sa të aftë që janë kur provojnë veten në këtë fushë, siç është robotika”, u shpreh Çukaj.
Çfarë sjell RoboTech 2025?
Për të prezantuar objektivat dhe strukturën e kompeticionit, Dr. Elton Domnori dhe PhD(c) Evis Plaku ndanë me të pranishmit një panoramë të detajuar të fazave të garës, duke përfshirë:
- Fazat dhe rregullat kryesore të kompeticionit
- Sfidat teknologjike me të cilat do të përballen pjesëmarrësit
- Mundësitë që ofron kjo platformë për studentët e apasionuar pas teknologjisë
Ky edicion i ri i RoboTech do të sjellë sfida më të avancuara dhe do të krijojë një hapësirë ku të rinjtë mund të eksperimentojnë me teknologjitë më të fundit në fushën e robotikës dhe AI-së.
RoboTech premton një edicion sfidues, plot mundësi për të rinjtë që duan të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe inovacionit. Aplikimet për edicionin e këtij viti të konkursit RoboTech janë mbyllur me një pjesëmarrje rekord. Grupi i profesorëve të Universitetit Metropolitan Tirana po bën përzgjedhjet finale për ekipet pjesëmarrëse, të cilat do të lancohen në ditët në vijim.
Vetë studentët që ndoqen edicionin e parë të Robotech, u shprehën të lumtur për këtë mundësi unike, duke ua sugjeruar edhe bashkëmoshatarëve të tyre. Universiteti Metropolitan Tirana i fokusuar në shkencat kompjuterike, në inteligjencë artificiale, arkitekture, inxhinieri dhe ekonomi sjell për studentët 25 programe studimi të ciklit bachelor dhe master, ndërsa është i vetmi universitet shqiptar që ka krijuar shkollën e doktoraturës në Inteligjencë Artificiale
Të rinjtë në qendër të inovacionit
Një nga momentet më të rëndësishme të eventit ishte ndarja e eksperiencave nga fituesit dhe pjesëmarrësit e edicionit të kaluar. Nigel Xherimeja, Gledi Taçe, Blevis Allushi dhe Sara Kola ndanë rrugëtimin e tyre në RoboTech dhe treguan sesi ky kompeticion u hapi dyer të reja në karrierën e tyre.
RoboTech 2025 premton të jetë një edicion edhe më sfidues dhe inovativ, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë që duan të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe inovacionit.
Aplikimet për edicionin e këtij viti të konkursit RoboTech janë mbyllur me një pjesëmarrje rekord. Mbi 70 grupe nga gjimnazet e ndryshme të Shqipërisë kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij kompeticioni, duke përfshirë më shumë se 250 maturantë të pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit. Ky interes i madh tregon se të rinjtë shqiptarë janë të etur për të eksploruar potencialin e tyre në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale. Megjithatë, vetëm 25 grupe do të jenë pjesë e këtij edicioni, dhe grupi i profesorëve të Universitetit Metropolitan Tirana po bën përzgjedhjet finale për ekipet pjesëmarrëse, të cilat do të lancohen në ditët në vijim.