BURSAT
E STUDIMIT
Bursat e studimit për programet bachelor
Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) vlerëson talentin, përkushtimin dhe ekselencën e studentëve. Për maturantët me rezultate të larta, UMT ofron bursa të plota dhe të pjesshme për studimet e ciklit Bachelor. Përveç mesatares së gjimnazit, vlerësohet performanca në lëndë si Matematika, përmes Testit të Bursave të organizuar nga UMT, si dhe arritjet në olimpiada, aktivitete shkencore, sportive e sociale, si edhe angazhimi qytetar. Bursat aplikohen vetëm mbi tarifat e studimit. Tarifa e administrimit perjashtohet nga aplikimi i bursave dhe zbritjeve.
LLOGARIT BURSËN - APLIKO ONLINE
Përqindjet e bursave të studimit llogariten duke përdorur mesataren e ponderuar, ku Matura Shtetërore ka një peshë prej 60% dhe Mesatarja e Gjimnazit 40%.
Testim për Përfitimin e Bursës
Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) ofron mundësinë alternative të përfitimit të bursës përmes testimit, që do të zhvillohet më 18 prill.
Ky testim i jep mundësinë aplikantëve që të demonstrojnë njohuritë, aftësitë analitike dhe motivimin për t’u bërë pjesë e komunitetit akademik të UMT. Më të mirët do të mund të përfitojnë bursë deri në 100%.
Testimi është i hapur për të gjithë aplikantët dhe do të përfshijë pyetje logjike dhe matematike.
Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Metropolitan Tirana, në Godinën 1, në orën 11:00. Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten rreth orës 10:30, për të siguruar një organizim të rregullt të testimit.
Gjatë ditës së testimit, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete një mjet identifikimi dhe një makinë llogaritëse.
Kategorite e bursave
Bursat e Ekselencës
Mesatarja e notave: Mesatarja e notave duhet të jetë mbi 8.8.
Kriteret: Bazohen në mesataren e ponderuar te Maturës Shtetërore (MSH) (60%) dhe Mesatare te Gjimnazi (MGJ) (40%)
Bursat Sociale
Kriteret: Vështirësi ekonomike dhe sociale, të vërtetuara me dokumente si pasqyra e të ardhurave të familjes, vertetim ndihme ekonomike, ose raporte nga shërbimet sociale.
Dokumentacioni i nevojshëm: Pasqyra e të ardhurave të familjes dhe dokumente që vërtetojnë gjendjen sociale (raporte nga shërbime sociale, certifikata të varfërisë, etj.)
Bursë për Studentin më të Mirë të UMT-së në Program për çdo vit studimi
Kriteret: Studenti i UMT-së me performancën më të mirë në programet BSc, me mesatare të ponderuar ≥ 9.0, përfiton 75% bursë; ndërsa studenti me mesatare të ponderuar ≥ 9.5 përfiton 100% bursë. Bursa aplikohet për vitin akademik pasardhës.
Në rastin e studentëve më të mirë të vitit të fundit të studimeve Bachelor, bursa aplikohet për studimet Master që ndiqen në UMT.
Bursat e Talentit
Kriteret: Arritje të jashtëzakonshme në teknologji, kulturë, art, sport, ose pjesëmarrje në olimpiada/konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Rekomandime nga mentorë ose profesionistë: Dëshmi për aftësitë dhe talentin e jashtëzakonshëm, të mbështetura nga ekspertë të fushës.
Bursat për Fëmijët e Arsimtarëve
Kriteret: Të paktën një prind duhet të jetë mësues në sistemin parauniversitar (publik ose privat), i vërtetuar me dokumente (p.sh., vertetim pune).
Fëmijët e prindërve në fushat e tjera arsimore: Mesatarja e gjimnazit minimalisht 8, për të garantuar që studentët janë të angazhuar në mësime.
Aplikimi për Bursë nëpërmjet Komisionit të Bursave
Kush mund të aplikojë: Nxënësit me mesatare mbi 8 dhe argumente për përfitimin ose përmirësimin e bursës. Afati: Intervistat zhvillohen në datat e përcaktuara nga UMT. Dokumentacioni i nevojshëm: • Kartë identiteti; • Kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe listës së notave për tre vitet e studimit; • Dokumente shtesë për kategorinë përkatëse të bursës; • Paraqitje fizike para Komisionit për përfundimin e procesit Formular aplikimi për komision burse
Tarifat e studimit
Çdo i interesuar mund të rezervojë studimet në një prej programeve të studimit në UMT duke filluar nga muaji dhjetor. Universiteti Metropolitan Tirana mundëson tarifa të reduktuara studimi për rezervime të hershme.