PhD. Blerina Dhrami - Universiteti Metropolitan Tirana
PhD. Blerina Dhrami

PhD. Blerina Dhrami

Përgjegjës Programi Profesional në Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente
Fakulteti i Ekonomisë
✉ bdhrami@umt.edu.al

Blerina Dhrami ka lindur në Tiranë, më 14.05.1982. Ajo u diplomua në Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali (Fakulteti i Administrimit të Biznesit), gjatë periudhës 2000 – 2006 duke fituar gradën Bachelor dhe Master Shkencor. Nga viti 2010-2012 ajo ka ndjekur dhe mbrotjur një diplomë MBA në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Aktualisht ajo ka graden PhD në Qeverisje Publike në Universitetin Tor Vergata, Fakulteti i Ekonomisë. Znj. Dhrami ushtron profesionin e Pedagoges/Lektores që nga viti 2013, si dhe ka kryer detyra tërëndësishme administrative gjatë karrierës së saj brenda institucioneve të arsimit të lartë. Ajo është e njohur në botën akademike dhe gjatë periudhës akademike (2013-2022) ka marrë pjesë në konferencatë ndryshme dhe ka botuar një sërë punimesh akademike në revista shkencore. Interesat e saj kërkimore janë të fokusuara në fushën e administrimit të biznesit, administratës publike dhe ekonomisë së punës.