Bauhaus Open Studio Tirana 2020 - Universiteti Metropolitan Tirana

Bauhaus Open Studio Tirana 2020

Habitat-Rikonceptimi i Hapësirës së Banesës”, një Projekt i Fondacionit Bauhaus Dessau në bashkëpunim me UMT.

“Bauhaus Studio Tirana 2020” vjen në Universitetin Metropolitan Tirana në bashkëpunim me “Bauhaus Dessau Foundation”. Me programin e “Bauhaus Open Studios 2020 – TeachingModels” (nr. i projektit 0203_A_2019), Fondacioni Bauhaus Dessau ndjek qëllimin e eksplorimit të trashëgimisë pedagogjike të Bauhaus dhe shperndarjes së dijes në mbarë botën në kolegjet e artit për sa i përket aktualitetit të tij.

Projekti do të marrë formën e një workshopi në internet që zgjat disa ditë. Programi ka për qëllim krijimin e hapësirave mësimore ndërkulturore në të cilat Fondacioni Bauhaus Dessau dhe ekspertët shqiptarë mësojnë koncepte inovative dhe pjesëmarrëse për komunikimin e historisë së përbashkët kulturore.

Tema e këtij workshop-i fokusohet në rikonceptimin arkitekturor të hapësirave të shtëpive në shekullin XXI si pasojë edhe e ndryshimit të kërkesave për shkak të valëve migratore, ndryshimeve klimatike apo punës online.

Emrat më në zë të arkitekturës dhe inxhinierisë do të lektrojnë përgjatë katër ditëve si:

Profesor Michal Kohut, Drejtues i Institutit të Teorisë së Ndërtimeve në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Teknik të Çekisë.
Katja Klaus, kërkuese shkencore dhe koordinatore e programit Bauhaus Open Studios.
Prof. Pavel Kalina, studiues dhe pedagog në Departamentin e Historisë së Artit në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Teknik të Çekisë.
Philipp Sack, studiues arti.
Monika Markgraf, kërkuese shkencore dhe eksperte e ruajtjes së monumenteve në Bauhaus Dessau Foundation.
Christin Irrgang, historiane arti.
Prof. Assoc. Dr. Emre Çeçen, inxhinier dhe Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në Universitetin Metropolitan Tirana.
Fatlinda Struga, arkitekte dhe Zv/Dekane e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në Universitetin Metropolitan Tirana.
Prof. Loreta Çapeli, arkitekte dhe lektore ne Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Dr. Nikolla Nika, Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UMT.
Dr. Ernest Shtepani, arkitekt dhe pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës në UMT.

Axhendën e plotë të eventit mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Këtë event do ta ndjekin studentët e vitit të tretë të Arkitekturës në Universitetin Metropolitan Tirana, ndërsa të interesuarit e tjerë për ta ndjekur mund të dërgojnë kërkesën e tyre nëpërmjet email në adresën: support@umt.edu.al.

MATURA 2025

Nëse jeni maturant, ky është një seksion i dedikuar vetëm për ju.
Zbulojmë më shumë së bashku.