vizatimin arkitektonik, projektimin urban, teknologjinë e materialeve, gjeoteknikën, projektimin, rilevimin 2D në arkitekturë por edhe me teorinë e arkitekturës apo historinë e urbanistikës. Gjithashtu, nëpërmjet programeve kompjuterike si Autocad 2D dhe 3D, Photoshop, 3D Studio Max etj. studenti fiton njohuri praktike dhe aftësi ndërdisiplinore.
Në varësi të interesave dhe synimeve profesionale, studentët mund të zgjedhin të specializohen në një prej pesë profileve të studimit. Në përfundim të ciklit 5-vjeçar të studimeve, të diplomuarit mund të punësohen në studio projektimi, kompani ndërtimi, struktura projektimi në nivel vendor dhe qendror, studio konsulence apo të punojnë si profesionistë të lirë. Gjithashtu kanë mundësinë të zhvillojnë kërkim shkencor dhe studimeve të mëtejshme në fushën akademike.