Pas një viti të parë të suksesshëm me lançimin e tre doktoraturave në fushën e Intelligjencës Artificiale dhe Sistemeve Inteligjente, në bashkëpunim me universitete franceze dhe amerikane, Universiteti Metropolitan Tirana hap fushatën e rekrutimit të pesë doktorantëve te rinj për vitin e ri akademik 2023-2024.
I pari dhe aktualisht i vetmi universitet që i propozon studentëve të talentuar shqiptarë programin e ciklit të tretë të doktoratës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente, UMT u siguron atyre financimin e plotë të studimeve duke i bërë pjesë të profesoratit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT. Njëkohësisht, UMT u siguron doktorantëve edhe udhëheqje nga specialistë të spikatur në këtë fushë. Doktorantët e rinj të UMT do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor nën udhëheqjen e kolegëve të Universitetit Gustav Eiffel (Paris, Francë), Ecole Centrale – Supelec/ CNRS (France), University of Tennessee at Chattanooga dhe Politecnico di Torino. Ata do të gjejnë një ambient stimulues kërkimor, infrastrukturën e nevojshme si dhe përkujdesjen dhe mirëpritjen e katër doktorantëve që studiojnë aktualisht në këtë fushë në gjirin e Laboratorit të Intelligjences Artificiale të UMT. Fushat e studimit dhe të aplilkimit të Inteligjencës Artificiale dhe Sistemeve Inteligjente janë nga më interesantet siç janë ato të mjekësise, te robotikes, te shperndarjes dhe prodhimit të energjisë si dhe të financës dhe ekonomisë.