Roli i rrjetit Alumni në Universitetin Metropolitan Tirana është të
krijojë dhe të kultivojë një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, stafit
akademik dhe të diplomuarve që tashmë vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional në
institucionet publike dhe private.
Alumni përfaqëson një resurs të çmuar për të ardhmen e Universitetit
Metropolitan Tirana, pasi janë pikërisht të diplomuarit në UMT që shërbejnë si
ambasadorët më të mirë brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar me kohën dhe
kompetencat e tyre në iniciativat e rëndësishme akademike, për këshillimin e
karrierës dhe përmes angazhimit periodik në veprimtaritë e universitetit.
Bashkëpunimi me të gjithë brezat e të diplomuarve në UMT kurorëzohet çdo
vit me takimin e rrjetit Alumni, ku ndahen histori suksesi, ide për aktivitete
dhe projekte të përbashkëta, krijimi i partneriteve të reja institucionale dhe
ruajtja e rrjetit shoqëror.
Të gjithë të diplomuarit e Universitetit Metropolitan Tirana janë të
ftuar të bëhen pjesë e rrjetit Alumni përmes aplikimit në Zyrën e Marrëdhënieve
me Studentët dhe Alumnin ose aplikimit në adresën e mëposhtme.