Inteligjenca Artificiale në Arsim – Nga sfidat drejt mundësive

Trajnimi i radhës:

Data: 10.03.2026
Ora: 12:00
Vendi: COD, Kryeministria

Në bashkëpunim me Center for Openness and Dialogue (COD) – Kryeministria, Universiteti Metropolitan Tirana do të zhvillojë trajnimin për mësuesit e gjimnazeve mbi Inteligjencën Artificiale.

**Ky trajnim ofrohet me certifikatë, pa kredi akademike.

Universiteti Metropolitan Tirana nis cikël trajnimesh për mësuesit mbi Inteligjencën Artificiale

Tema: Inteligjenca Artificiale në Arsim – Nga sfidat drejt mundësive

Përhapja e shpejtë e inteligjencës artificiale dhe përdorimi i saj i gjerë në shumë industri, po e bën gjithmonë e më të nevojshme familjarizimin me të. Nisur nga kjo nevojë për edukim dhe përvetësim të metodave më produktive të përdorimit të AI, Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) është duke hapur një cikël trajnimesh profesionale për mësuesit e gjimnazeve, me fokus përdorimin etik, pedagogjik dhe praktik të Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin mësimor. Përvoja e thelluar e pedagogëve të UMT në profilin e Inteligjencës Artificiale, e cila përfshihet në të gjithë ciklin e plotë të studimit nga bachelor-i deri në doktoraturë, është një garanci për efikasitetin e këtij trajnimi. Ky program i veçantë synon të fuqizojë mësuesit, duke i pajisur me njohuri dhe mjete që e bëjnë mësimdhënien më kreative dhe efektive.

AI si partner pedagogjik

AI nuk zëvendëson mësuesin – e fuqizon atë!

Trajnimet e UMT synojnë që mësuesit të përdorin AI si një aleat në procesin edukativ, duke ofruar mbështetje për krijimin e përmbajtjeve mësimore, personalizimin e të nxënit dhe rritjen e angazhimit të nxënësve.

Çfarë përfitojnë mësuesit?

Përmes këtij cikli trajnimesh, mësuesit do të jenë në gjendje të:

  • Hartojnë plane mësimore më të personalizuara
  • Krijojnë teste dhe kuize interaktive
  • Personalizojnë të nxënit për çdo nxënës
  • Rrisin kreativitetin dhe angazhimin në klasë

Tre shtylla kryesore të trajnimit

Trajnimi i UMT bazohet në tre shtylla: Pedagogji – Etikë – Teknologji, duke vendosur mësuesin si udhëheqësin kryesor të procesit edukativ dhe AI-në si aleatin modern. Universiteti Metropolitan Tirana fton të gjithë mësuesit e gjimnazeve të jenë pjesë e këtij procesi transformues, duke shfrytëzuar mundësitë që sjell AI në arsim. **Ky trajnim ofrohet pa kredi akademike.