Leksion i hapur mbi Inteligjencën Artificiale dhe aplikimet e saj nga Prof. Dr. Arben Asllani

Prof. Dr. Arben Asllani ndau me studentet e UMT bazat e nevojshme për të kuptuar Inteligjencën Artificiale (AI) si dhe me një sërë çështjesh që lidhen me të, specifikisht:

Cilës pyetje i përgjigjet inteligjenca artificiale;
Historik i shkurtër mbi AI dhe diskutimi mbi përparimet e fundit në këtë fushë;
Fushat e ndryshme ku AI sheh aplikim praktik;
Dy qasjet e arritjeve të AI dhe njohja me makineritë;
Demonstrim i një rrjeti të thjeshtë nervor artificial për njohjen e imazheve.

Prof. Dr. Arben Asllani është pjesë e stafit akademik pranë #UMT, për të dhënë kontribut në programet e Fakultetit të Ekonomisë dhe në programet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT. Profesor i “Data Science” në Universitetin e Tenesit në Chattanooga SHBA, dhe gjithashtu autor i dy librave: ‘Business Analytics with Management Science Models and Methods’ (Pearson & FT Press, 2015) dhe ‘Big Data Technologies for Business,’ (Prospect Press, 2021).

Dr. Asllani ka botuar mbi 80 artikuj në revista shkencore. Ekspertiza e profesor Asllanit përfshin mjetet dhe metodologjitë më të fundit në analitikën e biznesit, si teknologjitë e Big Data si Spark, HIVE dhe PIG; Teknologjitë e përpunimit të të dhënave si SQL dhe ETL; dhe Analiza përshkruese si simulimi dhe optimizimet matematikore.