Prof. Dr. Agim Selenica
Dekan/Lektor
Fakultetit te Inxhinierise dhe Arkitektures
✉ aselenica@umt.edu.al
Prof. Dr. Agim Selenica, lindur ne Korce me 16.01.1947, perfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë 5 vjeçare (1969). U emërua kërkues shkencor (1970) dhe më pas përgjegjes i Departamentit të Hidrologjise (1992) në Institutin Hidrometeorologjik të Akademisë së Shkencave. Gjatë kësaj kohe, përveç detyrave kryesore funksionale për rehabilitimin dhe modernizimin e Rrjetit Hidrologjik, ai kreu një sërë studimesh, monografish dhe botoi një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë shtetit. Në vitin 1980 ai kreu specializimin pasuniversitar në Lozane të Zvicrës në fushën e Hidrologjisë Inxhinierike dhe në 1993-1994 kursin pas universitar në IHE Delft-Hollandë për Menaxhimin e Burimeve Ujore.
Ai eshte antar i Komisionit të Hidrologjisë të OBM (Organizata Botërore e Hidrologjisë) dhe pjestar i një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombetare si MED-HYCOS, BALWOIS, SEADATANET etj. Në vitin 2003 fillon punën si pedagog dhe më pas si Përgjegjës i Departamentit të Hidraulikës dhe Hidroteknikës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, detyrë që e kreu deri në vitin 2015, kur doli edhe në pension. Gjatë kësaj kohe ai botoi edhe tekstin “Hidrologjia Inxhinierike”, i vlefshëm per studentët dhe inxhinierët hidroteknike dhe ata të mjedisit. Aktualisht ai vazhdon aktivitetin mësimdhënës si pedagog dhe Dekan i Fakultetit te Inxhinierise dhe Arkitektures prane Universitetit Metropolitan Tirana dhe pedagog i jashtem ne Departamentin e Hidraulikës dhe Hidroteknikes dhe aktivizohet në projekte në fushën e hidrologjisë inxhinierike.