Dr. Pjetër Ndreca
Zv.Dekan / Lektor
Fakulteti i Ekonomisë
✉ pndreca@umt.edu.al
Dr. Pjetër Ndreca, ka përfunduar studimet e larta dhe ka fituar titullin: “Financier i Lartë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës ne vitin 1983. Ai ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike, ku ka mbajtur poste drejtuese në ekonomit bujqesore, bankë dhe komitetet ekzekutive deri ne vitin 1993 dhe më pas në institucione të rëndësishme si Ministria e Brendshme apo Ministria e Financave. Ai ka një sërë certifikimesh, ndër të cilat “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” dhe “Trajner i Standarteve Nderkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik-SNKSP”, si dhe kualifikimi ne fushen e kontabilitetit dhe auditimit gjate periudhes se pune ne Ministrine e Financave. Ne vitin 2008 ka mbaruar studimet me rezultate te shkelqyera ne ceklin e dyte “Master i Shkencave” dhe ne vitin 2013, ka fituar gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit. Dr. Pjetër Ndreca është autor dhe bashkëautor i mbi 40 artikujve të botuar ne revista shkencore dhe te referuar në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në vitet 2014-2017, ka qenë Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në APB Tiranë. Në vitet 2017-2019 ka drejtuar Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë në Kolegjin Universitar të Biznesit. Prej vitit 2019 është Zëvendës Dekan dhe shef i Departamentit të Informatikës Ekonomike në Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Metropolitan Tirana”. Fushat e tij të kërkimit janë: Ekonomi, Financë, Kontabilitet dhe Auditim.
Anëtarësim në struktura profesionale dhe borde:
- 2005–2007, Sekretar i Komisionit të Kualifikimit për Certifikimin e Audituesve në MF.
- 2006-2009, Sekretar i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave.
- 2007-2009, Anëtarë i Komitetit të Drejtimit të Projektit të përbashkët të binjakzimit PIFC-II (Zyra Kombëtare e Auditimit Angli, Ministria e Financave Poloni dhe Ministria e Financave Shqipëri.
- 2008-2011 Anëtarë i Komisionit të Kualifikimit për Certifikimin e Audituesve të Brendshëm në MF.
- Dhjetor 2014 Shtator 2019, anëtar i Senatit akademik në Akademinë Profesionale të Biznesit, sot Kolegji Universitar i Biznesit Tiranë.
- Nga Shtatori i vitit 2019, anëtar i Senatit akademik në Universitetit “Metropolitan Tirana”,Tiranë.
Veprimtari dhe aktivitete të tjera administrative dhe akademike
- Anëtarë i grupit të punës së Ministrisë së Financave për hartimin e ligjit Numër 9720, datë 23.04.2007 “Për auditimin e Brendshëm në sektorin publik”
- Anëtarë i grupit të punës për hartimin e Manualit të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik”.
- Anëtarë i grupit për hartimin e ligjit Nr.10294, datë 01.07.2010 “Për Inspektimin Financiar”
- Anëtarë i grupit për hartimin e ligjit Nr.10296, datë 08.07.2010 “Për MF dhe Kontrollin”
- 2007 – 2012 lektor për trajnimin e kandidatëve që kanë ndjekur kurset e trajnimit për tu certifikuar si “Auditues i Brendshëm në sektorin publik” për lëndët “Qeverisja dhe Kontrolli i Brendshëm”, “Bazat e Auditimit të Brendshëm” dhe “Kontabiliteti Publik”.
- 2010-2016 pedagog i jashtëm për mësimdhënie në lëndën “Kontroll- Revizioni”, “Paraja dhe Financat” dhe “Kontabiliteti Publik” në Bachelor dhe “Auditimi dhe Kontrolli i Brendshëm dhe i Jashtën” në Mastër në “Kolegjin Europian Dukagjini” në Pejë Kosovë.