Shkolla e Doktoraturës PHD
Programi i Ciklit të Tretë të Doktoratës
Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente
Programi i ciklit të tretë të doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” ofrohet në Universitetin Metropolitan Tirana nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.
Kandidatët që do të ndjekin programin e studimit doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve të Universitetit Gustav Eiffel (Paris, France), Institut National de Sciences Appliquées (Grenoble, France), Ecole Centrale – Supelec/ CNRS (France), University of Tennessee at Chattanooga.
Programi ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike.
Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirana. Tarifa e studimit do të mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.
Objektivat e programit të studimit të doktoratës
Kriteret e pranimit
Për të kryer regjistrimin në programet e studimit të doktoratës, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Aplikanti për të ndjekur këtë program studimi duhet të bëjë një kërkesë me shkrim, e cila përfshihet në dosjen personale të tij, që do të depozitohet në sekretarinë mësimore dhe përmban dokumentet si më poshtë:
- CV-ja;
- kopje të noterizuar të diplomës/ave dhe listës/ave të notave ose suplementin e diplomës, të ciklit të parë dhe të dytë (master i shkencave) ose diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë e integruar 5 vjeçare. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga ministria përgjegjëse per arsimin.
- fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës;
- 2 (dy) fotografi;
- dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”;
- dëshmi të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, ose artikuj shkencorë që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, nëse ka të tilla;
- vërtetim nga qendra e punës;
- vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në doctoralschool@umt.edu.al