Në këtë përvjetor i cili shënoi 35 vitet e Programit më të rëndësishëm Evropian për të rinjtë dhe arsimin, atë të Erasmus+, në ambientet e Universitetit Metropolitan Tirana u mblodhën aktorë të rëndësishëm për të festuar përvjetorin e shënuar.
Krahas përfaqësuesve të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri ku Koordinatorja e Zyrës Kombëtare e Erasmus+ në Shqipëri, Znj. Ada Ramaj, së bashku me Zv. Koordinatoren Znj. Elona Saraçi të cilët zgjodhën UMT për të festuar këtë ditë, Presidenti të UMT Ing. Arjan Çukaj, stafit akademik dhe administrativ, të pranishëm ishin dhe studentët UMT Erasmus Alumni të cilët ndanë me stafin dhe studentë të tjerë të viteve të para eksperiencat e tyre dhe gjithë vlerat që përçohen nga programi Erasmus+.
Nëpërmjet këtij programi në Universitetin Metropolitan Tirana janë realizuar mbi 130 mobilitete incoming dhe outgoing të studentëve, stafit akademik dhe administrativ me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, përforcimin e marrëdhënieve me partneret, por dhe rritjen e kompetencave, aftësive profesionale, akademike, sociale dhe kulturore. Aktiviteti u mbyll në një notë shumë pozitive ku u diskutua mbi mundësitë e shumta mbi programin e Masterave Erasmus Mundus dhe proceset e aplikimit për studentët.