E-Shërbime

Përgjegjësit e Departamenteve

Dr. Nikolla Nika

Dr. Nikolla Nika – Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

I diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin e Tiranës, Dr. Nikolla Nika ka një eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimeve civile industriale dhe në botën akademike. Ai ka përfunduar edhe studimet për Inxhinieri Elektrike po në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 1997 ka përfunduar specializimin në Universitetin Politeknik të Athinës për problemet e aderancës beton-hekur. Profesor Nikolla Nika ka punuar për një kohë të gjatë në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka dhënë leksione dhe seminare në lëndët e rezistencës së materialeve, mekanikës teorike, teorisë së elasticitetit, teorinë e modelimit të strukturave të ndërtimit etj. Ka kryer shumë studime në fushën e optimizimit të strukturave, eksperimentimit, tenzometrisë, fotoelasticitetit dhe në strukturat hapësinore, ndërsa ka punuar si inxhinier në profesion të lirë duke kontribuar me ekspertizën e tij në mjaft projekte të rëndësishme.

Dr. Ernest Shtepani – Përgjegjës i Departamentit të Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Dr. Ernest Shtepani është arkitekt dhe pedagog në Universitetin Metropolitan Tirana. Pas përfundimit të studimeve në Tiranë, ai ka zhvilluar ciklin e studimeve master në Universitetin e Anhaltit të Shkencave të Aplikuara në Dessau në Gjermani, ku është specializuar kryesisht në Arkitekturë, Teori Arkitekture, Dizajn Urban dhe Planifikim hapësinor. Studimet PhD i ka përfunduar në Universitetin Teknik Çek në Pragë. ⁣

Dr. Shtepani ka punuar si arkitekt, si ekspert i planifikimit urban në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe pedagog në disa universitete në vend. Prej vitit 2019 është pjesë e UMT ku lektron në lëndët e arkitekturës, planifikimit urban, dizajnit urban dhe teorisë së arkitekturës.

Ka marrë pjesë në disa konferenca dhe seminare ndërkombëtare dhe është autor i pesë punimeve shkencore akademike në fushën e arkitekturës.

Dr. Ernest Shtepani
Prof. Dr. Mersin Shena

Prof. Dr. Mersin Shena – Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Ka kryer studimet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku është titulluar si Fizikant. Ka një përvojë të pasur, mbi 40 vjeçare në mësimdhënien e fizikës dhe në kërkimin shkencor në universitet publike dhe private, ku për periudha të gjata kohe mbi 20 vjeçare ka qënë edhe në pozicionet e autoritet drejtues, kryesisht në atë të përgjegjësit të Departamentit të Fizikës. Në vitin 1994 ka mbrojtur gradën Doktor I Shkencave ne fizikë. Titullin Profesor i Asociuar e fiton në vitin 2000 si dhe atë të Profesorit në vitin 2006. Ka mjaft botime të rëndësishme në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, të njohura me bord editorial, deri në ato me faktor impakti si dhe referime të mbajtura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autor dhe bashkëautor në hartimin e dhjetë tekste mësimore universitare dhe një monografi, një pjesë e mirë e tyre botuar në Shtëpinë Botuese të Librit Universitar, si dhe materiale didaktike të nivelit parauniversitar. Është titullar i disiplinës Fizika 1 dhe Fizika 2 në programet e studimit Inxhinieri Kompjuterike dhe Inxhinieri Elektrike të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT.

Dr. Elton Domnori – Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Dr. Elton Domnori kreu studimet e larta pranë Università degli Studi di Modena e Reggio Emilia, Itali. Në vitin 2012 përfundoi studimet e doktoraturës në Computer Engineering and Science. Pas një eksperience si zhvillues software te Kion/CINECA, Dr. Domnori që nga viti 2012 ka punuar si lektor në universitete të ndryshme në Shqipëri. Së fundmi mban pozicionin e zv. Dekanit pranë fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT, Universiteti Metropolitan Tirana. Fushat kryesore të punës dhe kërkimit janë optimizimet e gjuhëve të programimit, sistemet e menaxhimit të të dhënave si dhe sistemet e shpërndara.
Dr. Elton Domnori
Prof. Asoc. Dr. Lutfi Saqe

Prof. Asoc. Dr. Lutfi Saqe – Përgjegjësi Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Prof. Asoc. Dr. Lutfi Saqe është pjesë e Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike. Me një karrierë mbi 40-vjeçare akademike, ai ka marrë titullin Doktor i Shkencave në vitin 1994 dhe titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 1995 me temën e dizertacionit “Dy probleme optimizimi në sistemin energjetik”. Profesor Saqe është autor i shumë studimeve shkencore dhe i teksteve studimore në fushën e elektronikës. Ndër titujt e punimeve të tij janë “Metoda llogaritese: Zbatime në sistemin energjetik”, “Optimizimi jolinear me Zbatime”, “Modeli i simulimit i HEC të Shkopetit” etj. Prej vitit 2012 është pjesë e Universitetit Metropolitan Tirana.

Dr. Denis Veliu – Përgjegjës i Departamentit të Financës, Fakulteti i Ekonomisë

Dr. Denis Veliu është pedagog në Departamentin Financë Bankë, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin Metropolitan Tirana. Ai ka kryer studimet e larta pranë Universitetit “Sapienza Università di Roma”, në Romë, Itali. Në vitin 2015 ka përfunduar studimet e doktoraturës në Matematike për Aplikimet Ekonomike Financiare. Pas përfundimit të studimeve, Dr. Denis Veliu ka punuar si pedagog në një sërë universitetesh në Shqipëri, dhe në American University of Middle East në Kuvajt. Në Universitetin Metropolitan Tirana është Koordinator i Masterit te Shkencave në Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku dhe lektor në lëndët Mathematics, Matematika në Financë, Modelim Financiar dhe Menaxhimi i Investimeve dhe Portofolit. Është autori i disa punimeve shkencore referuar në konferenca të ndryshme në Itali, USA dhe Shqipëri.

Dr. Denis Veliu
Dr. Pjetër Ndreca

Dr. Pjetër Ndreca – Përgjegjës Departamenti i Informatikë Ekonomike, Fakulteti i Ekonomisë

Dr. Pjetër Ndreca ka përfunduar studimet për financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa ka fituar edhe gradën Doktor i Shkencave në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit. Profesor Ndreca ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike, ku ka mbajtur poste drejtuese në institucione të rëndësishme si Ministria e Brendshme apo Ministria e Financave. Ai ka një sërë certifikimesh, ndër të cilat “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” apo “Trajner i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik”. Profesor Ndreca është autor dhe bashkëautor i rreth 30 artikujsh shkencorë të botuara brenda dhe jashtë vendit. Në vitet 2014-2017, Dr. Ndreca ka qenë Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Kolegjin Universitar të Biznesit. Më pas, në vitet 2017-2019 ka drejtuar Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë në KUB. Prej vitit 2019 mban detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Financës dhe Zëvendës Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dr. Roland Subashi – Përgjegjës Departamenti i Shkencave të Administrimit, Fakulteti i Ekonomisë

I diplomuar në Ekonomi në “International University” në Kuala Lumpur të Malajzisë, Dr. Roland Subashi ka një karrierë të gjatë në sistemin bankar dhe në botën akademike. Pas përfundimit të studimeve bachelor, ai ka kryer studimet master në Universitetin e Tiranës dhe në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas në vitin 2015 ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Dr. Subashi ka qenë pjesë e “Bankës Ndërkombëtare Tregtare”, e “Credit Bank of Albania”, “Veneto Bank” dhe “United Bank of Albania”. Gjithashtu ka punuar edhe në administratën publike, ku ka mbajtur detyrën e Zëvendësdrejtorit dhe të Drejtorit të Departamentit të Inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe në Ministrinë e Financave. Nga viti 2008 ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ndërsa prej shtatorit 2019 është pjesë e Universitetit Metropolitan Tirana, ku mban detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Administrimit. Ka kryer një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, si në Zvicër, Luksemburg, Austri, SHBA, Francë apo Itali në fushën e financës dhe teknologjisë.

Dr. Roland Subashi

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.