Search
Close this search box.
E-Shërbime

Eksperiencë fantastike e UMT në Kongresin e WBAF – Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj – pjesë e G20 dhe ndër rrjetet më të rëndësishme të inovacionit sot në botë.

Kongresi i WBAF është mbajtur në Antalia të Turqisë, me fokus transformimin digjital në ekonomitë post-covid. Pjesëmarrës në Kongres ishin Emir Dzanic, Këshilltar i Qendrës së Inovacionit në UMT dhe anëtar bordi i #WBAFAlbania, Eduard Shalsi, ish-ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe aktualisht Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës, Florensa Haxhi nga Korporata Shqiptare e Investimeve, Lorina Misku pjesë e Ministrisë së Shtetit dhe zyrës së Kryenegociatores për integrimin në BE dhe Kestrina Ramallari anëtare e bordit të WBAF Albania.

Përfaqësuesit e WBAF Albania ndërtuan bashkëpunime dhe vendosën kontakte me një sërë përfaqësuesish kombëtarë të WBAF, duke përfshirë Kroacinë, SHBA-në, Italinë, Hong Kongun etj. Pas ngjarjes së këtij viti, u vendosën objektiva të rinj për konferencën e ardhshme të WBAF, duke përfshirë përfaqësimin bizneseve dhe investitorëve engjëj shqiptarë, por edhe kontributin e WBAF Albania në hartimin e një kuadri ligjor për rregullimin e aktiviteteve të investitorëve engjëll në Republikën e Shqipërisë.

WBAF për herë të parë është hapur këtë vit në Shqipëri me mbështetjen e Universitetit Metropolitan Tirana dhe në partneritet të ngushtë me Metropolitan Incubator. Është një ndër institucionet më të fuqishme dedikuar fuqizimit të zhvillimit ekonomik duke lehtësuar aksesin në financë dhe duke krijuar instrumenta financiarë inovativë për sipërmarrësit, startupet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e investitorët.