“Inteligjenca
Artificiale dhe Sistemet Inteligjente”
Programi i ciklit të tretë të doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe
Sisteme Inteligjente” ofrohet në Universitetin Metropolitan Tirana nga
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.
Kandidatët që do të ndjekin programin e studimit doktoral do të kenë
mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve
të Universitetit Gustav Eiffel (Paris, France), Institut National de Sciences
Appliquées (Grenoble, France), Ecole Centrale - Supelec/ CNRS (France),
University of Tennessee at Chattanooga.
Programi ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike.
Numri i kuotave për këtë program studimi është 3 (tre) kandidatë.
Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan
Tirana. Tarifa e studimit do të mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për
një periudhë tre-vjeçare.
Objektivat e programit të studimit të doktoratës
-
Ky program doktorate synon thellimin dhe kualifikimin e studentëve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në veçanti në atë të sistemeve inteligjente në aspektin teorik, eksperimental dhe praktik.
-
Studimi i doktoratës
ka në themel të tij kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese të pavarur, si
bazë për përgatitjen e tezës së doktoratës (disertacionit), e nevojshme për
marrjen e gradës shkencore “Doktor” dhe lidhen me projekte kërkimore të kësaj
njësie bazë.
-
Studimi i kësaj
doktorate ndërtohet mbi programe individuale për aftësim të pavarur të
kandidatëve në kërkimin shkencor, në fushat/nënfushat e përcaktuara nga njësia
bazë. Aspekt i rëndësishëm
i studimit të kësaj doktorate është aspekti etik i studimit shkencor, i cili
lidhet jo vetëm me fushën e studimit, Inteligjencën Artificiale, por dhe me atë të respektit të autorësisë.
Kriteret e pranimit
Për të kryer
regjistrimin në programet e studimit të doktoratës, aplikanti duhet të
plotësojë këto kritere:
-
të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe zotëron një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër të pandarë në Shkenca kompiuterike, Data science, Përpunim Informacioni, Kontroll automatik, Matematikë e Aplikuar, Statistikë e Aplikiuar, Informatikë Ekonomike, Smart Grids, Smart Cities, Smart Economy, BioInformatic, BioTechnology, Robotics;
-
të plotësojë kriterin e mesatares mbi 9;
-
të zotërojë të paktën dëshmi të gjuhës angleze dhe mundësisht të gjuhës franceze në përputhje me
legjislacionin në fuqi (niveli C1);
-
të ketë dy rekomandime
nga persona me titull akademikë;
-
të demostrojë dhe zbatojë standardet shkencore dhe etike.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Aplikanti për të
ndjekur këtë program studimi duhet të bëjë një kërkesë me shkrim, e cila
përfshihet në dosjen personale të tij, që do të depozitohet në sekretarinë mësimore
dhe përmban dokumentet si më poshtë:
-
CV-ja;
-
kopje
të noterizuar të diplomave të ciklit të dytë (MSH, DND, DIND, Diplomë
5-vjeçare), të shoqëruara me suplementet e diplomës ose listën e notave me
kreditet përkatëse (origjinale). Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të
shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga ministria përgjegjëse pr
arsimin; kopje të noterizuar të diplomave të ciklit të tretë "Master
ekzekutiv", diplomë specializimi, ose të diplomave ekuivalente me to,
shoqëruar me listën e notave (origjinale) ose suplementin e diplomës, nëse
kandidati ka të tilla;
-
fotokopje
e kartës së identitetit/pasaportës;
-
2
(dy) fotografi;
-
dy
rekomandime nga personeli akademik me titull "Profesor i Asociuar” ose
"Profesor”;
-
dëshmi
të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
-
dëshmi
dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, ose artikuj shkencorë që mund
të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, nëse ka të tilla;
-
vërtetim
nga qendra e punës;
-
vetëdeklarim
të aplikantit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al dhe ligor.nikolla@umt.edu.al.