Kërkim dhe Projekte
VIRTUEU – VIRTUAL EXCHANGE FOR ACTIVE CITIZENS
VirtuEu është një program Virtual Exchange që bashkon të rinjtë përtej kufijve, pë të siguruar gjithëpërfshirje duke kapërcyer barrierat që mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre. Ai synon të angazhojë mbi 2500 studentë të IAL-ve (Institucioneve të Arsimit të Lartë) nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në aktivitete që do të promovojnë qytetarinë aktive dhe pjesëmarrjen qytetare. Ne besojmë se duke punuar së bashku, duke shkëmbyer njohuri dhe duke mësuar nga njëri-tjetri, ne mund të arrijmë ndikim më të madh sesa secili prej nesh mund të arrijë i vetëm. Projekti ynë është ndërtuar mbi një bazë respekti të ndërsjelltë, komunikimi të hapur dhe një angazhimi të përbashkët për të fuqizuar grupin e synuar dhe për t’i bërë ata më aktivë në pjesëmarrjen qytetare.
Për më shumë informacion vizitoni Faqen e Projektit
Metropolitan Innovation Center
Fokusi i projektit: Përmirësimi i aftësive dixhitale në IA dhe Big Data Business Analytics
Ky projekt synonon prezantimin e Programeve të AFP-së ‘Big Data Business Analytics’ dhe ‘Financë Dixhitale’ që integrojnë përvojat praktike dhe trajnimin në kompani për të adresuar kërkesën e identifikuar për profesionistë të aftë në këto sektore në zhvillim. Me një kohëzgjatje 9-mujore, Programi CT synon ta bëjë ofertën e punës më të arritshme ndaj nevojave të tregut, duke mbushur boshllëkun për profesionistët e specializuar. Projekti përputhet me angazhimin e UMT-së për të përshtatur kurrikulat me nevojat e industrisë dhe për të kontribuar në fuqizimin e të rinjve, duke ofruar një përgjigje strategjike ndaj mjedisit të biznesit në zhvillim.
Për më shumë informacion vizitoni Faqen e Projektit
REGIONAL CHALLENGE FUND (RCF) -Cooperative Training for Tourism Management and Software Design
Programi i Trajnimit Bashkëpunues në Dizajn dhe Zhvillim Softuerësh dhe Menaxhim Turizmi, Mikpritje dhe Evente, synon të trajtojë çështjen e rëndësishme të papunësisë së të rinjve në Shqipëri, e cila është 27.2% sipas sondazhit të INSTAT 2019. Ky projekt ka si qëllim të trajtojë sfidat me të cilat përballen të diplomuarit për t’u integruar në tregun e punës për shkak të një hendeku të aftësive, siç theksohet tek studimet nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Metropolitan Tirana. Pavarësisht nga një përqindje relativisht e favorshme punësimi nga të diplomuarit e MTU-së, universiteti kërkon të rrisë standardet duke bashkëpunuar me kompanitë private, me 62.8% të diplomuarve të punësuar në sektorin privat. Propozimi i dorëzuar në Fondin Rajonal të Sfidës, përpiqet të krijojë programe trajnimi inovative me tre kompani partnere për të përmirësuar programet e studimit, përafrimin e kurrikulave me nevojat praktike dhe për të kapërcyer hendekun midis teorisë dhe praktikës. Projekti trajton në mënyrë strategjike papunësinë e të rinjve duke synuar rritjen e të diplomuarve përmes partneriteteve me sektorin privat.
Për më shumë informacion vizitoni Faqen e Projektit
SMART4ALL – SELFSUSTAINED CROSS BORDER CUSTOMIZED CYBERPHYSICAL SYSTEM EXPERIMENTS FOR CAPACITY BUILDING AMONG EUROPEAN STAKEHOLDERS
SMART4ALL është një projekt i dedikuar për ndërtimin e kapaciteteve në sistemet kibernetike-fizike dhe Internet of Things në të gjithë Evropën. Duke lehtësuar shkëmbimin e njohurive midis akademisë dhe industrisë dhe duke zbatuar eksperimentet pilote ndërkufitare, SMART4ALL nxit inovacionin dhe transformimin dixhital, veçanërisht në Evropën Juglindore.Nëpërmjet iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe mbështetjes së synuar për teknologjitë në zhvillim, ky projekt hap rrugën për një të ardhme më të avancuar teknologjikisht.
Për më shumë informacion vizitoni Faqen e Projektit
NEST4WB – New energy competence system and technology for WB energy stability system curriculum reform
Projekti NEST4WB fokusohet në modernizimin e kurrikulave të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor (BB) për të adresuar sfidat energjetike të rajonit dhe për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile. Duke prezantuar kurse të reja në sektorët e energjisë dhe TIK-ut, projekti synon të dixhitalizojë sistemin energjetik dhe të përgatisë profesionistë të aftë për të zbatuar zgjidhje të energjisë së pastër. Nëpërmjet zhvillimit të programeve të reja të studimit, qendrave të trajnimit dhe rrjeteve të transferimit të njohurive, projekti synon t’i pajisë studentët me kompetenca në teknologjitë në zhvillim si IoT, AI dhe VR, duke kontribuar kështu në pavarësinë energjetike dhe objektivat e qëndrueshmërisë së rajonit.
Për më shumë informacion vizitoni Faqen e Projektit
Projekti “Skënderbeu në Kohë” (SK) kishte për qëllim promovimin e vlerave historike dhe rritjen e vizitorëve në muze përmes përdorimit të teknologjisë.
Falë krijimit të një loje interaktive, vizitorët patën mundësi të njihnin më tepër heroin kombëtar, të bëheshin pjesë e ngjarjeve më interesante si nënshkrimet e marrëveshjeve ose fjalimeve historike apo dhe betejave të zhvilluara.
Roboti i tyre i udhëhoqi brenda muzeut në pikat më interesante duke u orientuar në hartën e tij, sipas vendndodhjes të pesë veprave të përzgjedhura për t’u integruar në projekt. Misioni i fituesit ishte që të eksploronte dhe të gjente të gjitha vendodhjet brenda një afati kohor prej jo më shumë se një orë.
Teknologjia ku bazohet loja është kryesisht e lidhur me tabletat/smartphone dhe Augemented Reality. Projekti u implementua nga Universiteti Metropolitan Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me muzeun e Krujës dhe Ministrinë e Kulturës.
Ndërkohë, në mjediset e UMT u organizua edhe një konkurs pikture frymëzuar nga heroi ynë kombëtar, ku morën pjesë studentët e programit profesional të Dizajnit Grafik.
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti Politeknik i Tiranës
- Instituti për Zhvillimin e Studimeve të Integruara
- Instituti Konfuci
- Drejtoria e Patentave dhe Markave
- Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
- Institucioni Financiar NOA
- Albtelecom Sha
- Union Bank
- KESH
- Bursa Shqiptare e Titujve “ALSE” SH.A
- Raiffeisen Sh.A
- Shkolla Karl Gega
- Market Consulting-MC
- 2Lweb
- Ikran Services
- Ferari shpk
- C&S Counstruction
- Copier & Computer Center
- GjeoVjosa
- AISEC
- Metro Design
- Adi Professional
- Ditak Shpk
- Studio Krijuese AKZ
- Frontline
- Max Internship
- Best Collection
- Bukinist
- Emerald Dental
- Grand Relax Spa
- Hotel Floga Shkoder
- Ring Center
- Irisoft Education
- GEOTRIM Shpk
- International Financial Institute of Banking and Insurance
- Sigal Uniqa Group Austria
Projekte dhe bashkëpunime
Universiteti Metropolitan Tirana synon zhvendosjen nga një universitet i bazuar në dije, në një universitet qendër njohurie përmes angazhimit si një katalizator për zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërisë.
Në nivel kombëtar Universiteti e realizon këtë synim përmes përfshirjes në projekte kombëtare, ndërlidhjen e grupeve të ndryshme të interestit dhe përfshirjes në përgjegjësinë sociale.
Universiteti Metropolitan Tirana krijon periodikisht marrëdhënie bashkëpunimi me institucione të tjera të arsimit të lartë në Shqipëri dhe në Kosovë, si edhe me kompani të ndryshme duke u dhënë mundësi studentëve të kryejnë praktikat mësimore. Shumë prej tyre, pas përfundimit të ciklit të studimeve në UMT, punësohen në kompanitë partnere të universitetit.
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti Politeknik i Tiranës
- Instituti për Zhvillimin e Studimeve të Integruara
- Instituti Konfuci
- Drejtoria e Patentave dhe Markave
- Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
- Institucioni Financiar NOA
- Albtelecom Sha
- Union Bank
- KESH
- Bursa Shqiptare e Titujve “ALSE” SH.A
- Raiffeisen Sh.A
- Shkolla Karl Gega
- Market Consulting-MC
- 2Lweb
- Ikran Services
- Ferari shpk
- C&S Counstruction
- Copier & Computer Center
- GjeoVjosa
- AISEC
- Metro Design
- Adi Professional
- Ditak Shpk
- Studio Krijuese AKZ
- Frontline
- Max Internship
- Best Collection
- Bukinist
- Emerald Dental
- Grand Relax Spa
- Hotel Floga Shkoder
- Ring Center
- Irisoft Education
- GEOTRIM Shpk
- International Financial Institute of Banking and Insurance
- Sigal Uniqa Group Austria