Në përiudhen e pandemisë globale të shkaktuar nga COVID-19, jemi udhëzuar se si të qëndrojmë të sigurt në shtëpi dhe të shmangim takimet. Pothuajse çdo institucion arsimor ka nisur praktikimin e mësimit online nëpërmjet platformave me karaktër video konferencë, por edhe shumë kompani po prej disa javësh po vijojnë punën e tyre falë lidhjeve online.
Unë do të kisha dëshirë që tju udhëzoja se si të qendrojmë të sigurt në takimet online. Nga rreth 90 software, unë do të veçoja dy më të sigurtat dhe më të përdorshmet: ZOOM dhe GoToMeeting. Le të shohim specifikat për secilën.
ZOOM po përdoret më shumë në nivel shtëtëror. Për të qënë pjesë e një konferencë online, organizuesi i saj aktivizon kërkimin e një passwordi. Kjo parandalon pjesëmarrësit e pa autorizuar të bëhen pjesë e takimeve ose të përfitojnë nga mashtrimet. Megjithatë, ky është niveli i parë i sigurisë, pasi ZOOM, së fundmi po përdor dhe metoda më efikase, ku organizuesi i konferencës dërgon një listë tek serverat e platformës e cila përmban emaile dhe username të të gjithë pjesëmarrësve të mundshëm. Me planin e Zoom, veçoria e menaxhimit të përdoruesit lejon organizatorin dhe administratorët të mënaxhojnë përdoruesit e tyre – këtu përfshihen shtimi dhe fshirja e përdoruesvë si edhe caktimi i roleve. Si administratori i llogarisë, ju gjithashtu keni kontrolle të përparuara të takimit, si për shembull aktivizimi dhe ngarkimi në sistem i regjistrimit, kriptimit, bisedës dhe njoftimeve.
Por edhe një platformë globale si ZOOM nuk mund t’i shpëtojë sulmeve kibernetike, ku hackerat kanë mundur të aksesojnë disa pjesë që konsideroheshin të sigurta. Menjëherë pas këtij miniskandali, CEO i kompanisë ZOOM pohoi se: “Janë cënuar elementë të sigurisë në funksionimin normal të ZOOM, por jo të jenë vjedhur videofilmime të konferëncave. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë.”
Nga ana tjetër, GoToMeeting ka gjetur përdorim në nivel arsimor. Gjithashtu dhe Universiteti Metropolitan Tirana ka implementuar këtë platformë, ku po përdor licensat dhe lehtësirat që ofrohen me efikasitet të plotë.
Në marrëdhenien pedagog-student, GoToMeeting ka avanatzhin e “ScreenShare”, ku pedagogu ndan proceset që ka në kompjuterin tij me studentët. Me opsionin tjetër “Add as Organizer”, studenti mund të marrë privilegjet që të ndajë dhe ai me pjesëmarrësit e tjerë detyrën apo prezantimin e tij. Me “ScreenShare” ju mund ta përdorni në Iphone/IPad dhe pajisjet Android .
Veçori thelbësore është dhe “Whiteboard”, ose “Dërrasa e bardhe” . Kjo është shumë ndihmuesë për sistemin parauniversitar ku gjen përdorim më të madh shpjegimi në “dërrasë te bardhë”, në mungesë të shkumësit dhe dërrasës tradicionale. Ju mund të bëni rregjistrime përpara fillimit të konferencës (mësimit online) për të parë cilësinë audio dhe video. Me një pages ekstra, mund të kryeni gjithashtu telefonata nëpërmjët GoToMeeting, por kjo nuk gjen shumë përdorim.
LogMeIn është kompania e IT dhe programuesvë që ka menaxhimin e GoToMeeting. Si e tillë, siguria është në nivele maksimale me përdorimin e protokollit SSL/TLS (OpenSSL) dhe Authentication (Autentifikim). Hosti mund t’i nënshtrohet përpjekjeve brutale të hyrjës nga përdoruësit e paautorizuar. Të dy, LogMeIn.com dhe hosti përdorin mekanizma të thjeshtë, por efikas të blookimit, të cilët lejojnë vëtëm disa hyrje të pasakta para së te bllokojnë llogarinë osë adrësën IP.
Këshillohët që në përdorimin e të dy Softëarë, të jetë aktivë përhërë një VPN. Ekspertët parashikojnë se edhe pas përfundimit të pandemisë, mësimdhënia online do të vazhdojë, ashtu sikundër edhe mbledhjet dhe puna në kompani të ndryshme. Ndaj duhet të jemi të përgatitur që jo vetëm të përdorim platformat më efiçente, por edhe të kujdesemi për sigurinë e informacioneve online.
*Admir Karapiti është specialist i IT në Universitetin Metropolitan Tirana