E-Shërbime

Pse Metropolitan?

PSE UMT?

#1

Universitet i fokusuar në Inxhinieri, Arkitekturë dhe Ekonomi

Me tre fakultete, përkatësisht Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Metropolitan Tirana kujdeset të përgatisë profesionistët e rinj që jo vetëm kërkohen nga tregu i punës, por i shërbejnë edhe interesave strategjik në zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë.

#2

Programi i Doktoraturës në Inteligjencë Artificiale

Programi unik në Shqipëri i Doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente ka për objektiv kontributin e shkencës së Inteligjencës Artificiale në fushën e mjekësisë, energjisë, robotikës, financës, të ekonomisë, arsimit, të mbrojtjes, të transportit dhe shumë të tjera. Në këtë projekt shkencor janë angazhuar pedagogë të brendshëm të UMT dhe një sërë pedagogësh të huaj e kërkues shkencorë në universitetet më të prestigjioze në Francë dhe Amerikë. Ky program studimi që tashme ka filluar me tre doktoraturat e para i ofrohet studentëve të diplomuar në fushat perkatëse në nivelin master shkencor të cilët bëhen pjesë e stafit të brendshëm të UMT si Profesor Asistent dhe si të tillë nuk paguajnë asnjë tarifë regjistrimi si në UMT dhe në universitetet e huaja partnere.

#3

Ekselencë akademike

Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar “Shkëlqyer”, duke marrë akreditimin institucional për pesë vite nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit. Gjithashtu, në këto vite ka kaluar me sukses mbi 30 akreditime të pjesshme duke u vlerësuar maksimalisht, ndërsa një numër i madh studentësh kanë ekuivalentuar diplomën e tyre në vende të Bashkimit Europian dhe në Amerikë për të vijuar një cikël tjetër studimesh dhe për t’u punësuar. Diploma e UMT njihet ndërkombëtarisht.

#4

Financim i studimeve deri në 100%

Universiteti Metropolitan Tirana ofron mundësinë e financimit të studimeve nëpërmjet bursave të ekselencës, deri në 100%. Bursat e ekselencës llogariten në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore. UMT ka ngritur një komision i cili ka si objektiv dhënien ose përmirësimin e bursave për studentët që kanë një aktivitet tekniko-shkencor dhe social të spikatur.

#5

Mundësi shkëmbimi në Universitetet Partnere

Falë bashkëpunimeve me mbi 40 universitete europiane, studentët e Universitetit Metropolitan Tirana mund të zhvillojnë një ose dy semestra akademikë jashtë vendit, në kuadër të programit Erasmus+. UMT bashkëpunon me universitet prestigjioze të Francës, Spanjës, Letonisë, Polonisë, Republikës Çeke, Italisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Në këto shkëmbime, studentët nuk paguajnë asnjë tarifë, si edhe kompensohen me një bursë mujore nga programi Erasmus+. Në vitin 2023, Komisioni Evropian i ka akorduar Universitetit Metropolitan Tirana certifikatën “Erasmus Charter for Higher Education”- një certifikim unik për sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

#6

Bashkëpunimi me Kompani brenda dhe jashtë vendit

Universiteti Metropolitan Tirana i konsideron marrëdhëniet me kompanitë brenda dhe jashtë vendit shumë të rëndësishme në procesin e formimit të studentëve për tregun e punës. Konsolidimi i marrëdhënieve me kompanitë, ka si objektiv kryesor që studentët të kryejnë internshipe dhe diplomat e ciklit bachelor dhe master në këto ndërmarje. Eksperienca dy vjeçare e bashkëpunimit me IRIS Group, një nga ndërmarrjet më të njohura angleze në fushën e prodhimit të software për financën, u ka mundesuar 10 studentëve të UMT të kryejnë një internship 4 mujor të paguar.

#7
Dual Study

Punësimi përgjatë punësimit: UMT po zbaton “Dual Study”- nismë që mundëson zhvillimin paralel të studimeve dhe të praktikës/stazhit në kompani të ndryshme. Objektivi i tij është formimi i studentëve në funksion të kërkesave të tregut e më specifikisht të kompanive partnere, dhe sigurimin e kushteve optimale të punësimi dhe mësimit për studentët e vitit të tretë të programeve bachelor dhe master. Aktualisht  85% e të diplomuarve punojnë në profesion dhe 90% e studentëve punësohen brenda 6 muajve nga diplomimi. 

#8
Fondi i Ekselencës

Përmes Fondit të Ekselencës, UMT financon bursa në nivelin master për studentët e tij ekselentë që kanë arritur të regjistrohen në master shkencor në një nga 20 universitetet më të rankuara në botë. Fondi i Ekselences në Universitetin Metropolitan Tirana do të ofrojë çdo vit bursa studimi, me një vlerë prej 10,000 Euro për secilën. Lista e plotë e universiteteve ku mund të aplikojnë studentët publikohet në fillim të çdo viti akademik, duke i ftuar ata të aplikojnë për vitin pasardhës. Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes do të jetë i përcaktuar në mënyrë transparente dhe perzgjedhja do te behet nga një komision ad-hoc, i përbërë nga përfaqësues të tre fakulteteve të UMT, nën drejtimin e Presidentit të universitetit.

#9
Laboratorë bashkëkohorë

Një vëmendje e veçantë në Universitetin Metropolitan Tirana u kushtohet bashkërendimit të dijeve teorike me ato praktike, ku studentët e çdo programi kanë mundësinë të aftësohen në 11 laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme teknologjike. Veçanërisht studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë Softëare, Inxhinierisë Kompjuterike, Inxhinierisë Elektrike dhe Informatikës Ekonomike zhvillojnë shumë lëndë praktike në laboratorët përkatës.

#10
Jetë aktive studentore

Studentët e UMT ndikojnë pozitivisht në jetën sociale të kryeqytetit. Mbi 90 aktivitete të organizuara nga Klubet Studentore në bashkëpunim me stafin akademik dhe atë administrativ të Universitetit Metropolitan Tirana, i japin ngjyra jetës studentore përtej leksioneve, duke krijuar një mjedis dinamik dhe social. Eventi “Design and the City” është ndër më të rëndëishmit në fushën e arkitekturës, siç janë edhe klubet e “Robotech” apo “Game” në fushën e shkencave kompjuterike. 

#11
Çanta e studentit

Universiteti Metropolitan Tirana kujdeset që të gjithë studentët të kenë pajisjet dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e suksesshëm të procesit akademik. Në momentin e regjistrimit, studentët pajisen me Çantën e Studentit ku përfshihet një Laptop me programet e nevojshme për ciklin e studimeve, aksesi në sekretarinë online dhe web-mail, Karta e Studentit, Guida dhe Rregullore e Studentit. Kjo vjen pa asnjë kosto shtesë. Studentët gjatë gjithë ciklit normal të studimeve, nuk kanë asnjë kosto të shtuar për shërbimet e marra. 

#12
Metropolitan Incubator

Inkubatori i parë dhe i vetëm i krijuar brenda një universiteti, i cili zhvillon idetë më inovative të biznesit. Metropolitan Incubator ofron mbështetjen e tij për studentët që duan të bëhen pjesë e botës së sipërmarrjes, ku 85% e ideve të paraqitura inkubohen, 71% e tyre krijojnë një prototip dhe 28% e ideve që kanë krijuar prototip janë hedhur në treg. Metropolitan Incubator do të ketë selinë e tij të re në ambientet e Piramidës në Tiranë, një pol inovacioni dhe ekosistemi të start-up në Shqipëri.

#13
Përgjegjësia sociale

Në fokus të Universitetit Metropolitan Tirana janë organizimet e aktiviteteve sociale dhe kulturore në mbështetje të sektorëve me rëndësi strategjike dhe shtresave të margjinalizuara. Gjithashtu, UMT ofron mbulim të kostove të studimit deri në 100% me anë të bursave sociale. Studentët e UMT kanë marrë pjesë në nisma të rëndësishme si rikonstruksioni i shtëpive pas tërmetit të vitit 2019, organizimi i eventeve periodike të bamirësisë për shtresat në nevojë, rikonstruksioni i shtëpive të familjeve me mundësi të kufizuara ekonomike në bashkëpunim me emisionin “Dua të të bëj të lumtur” etj.

#14
Staf akademik elitar

Stafi akademik bashkon në mënyrë harmonike pedagogët më të mirë shqiptarë me stafin ndërkombëtar nga SHBA, Italia, Franca, Anglia, Norvegjia, Greqia dhe Turqia. UMT siguron ekosistemin e duhur për kërkimin shkencor dhe kujdesin maksimal ndaj çdo studenti, ku çdo program studimi ka Përgjegjësin e Programit dhe Këshilltarin Akademik. Falë bashkëpunimeve ndërkombëtare, Universiteti Metropolitan është kthyer në një pikëtakim i emrave prestigjiozë në fushat e arkitekturës, inxhinierisë, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë.

#15
Pozicionim i favorshëm

Universiteti Metropolitan Tirana gjendet në qendër të Tiranës, prapa Ambasadës Amerikane, në një zonë që siguron akses të shpejtë dhe ndërlidhje të mirë me të gjitha pikat kryesore të kryeqytetit dhe atraksionet turistike. Gjithashtu, kjo zonë ofron mundësi të shumta akomodimi për studentët, hapësira studimi dhe mjedise komode argëtimi.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.