E-Shërbime

Përshëndetja e Presidentit

Ing. Arjan Çukaj - - Universiteti Metropolitan Tirana

Ing. Arjan Çukaj – President i Universitetit Metropolitan Tirana

Me besimin se arsimi i lartë është një ndër mekanizmat thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, Universiteti Metropolitan Tirana jo pa qëllim është profilizuar në arkitekturë, inxhinieri dhe ekonomi, si tre sektorë strategjikë për arritjen e këtij objektivi.

Programet akademike të Universitetit Metropolitan Tirana janë hartuar sipas ekspertizës më të mirë vendase dhe të huaj, duke pasur si indikator kryesor kërkesat e tregut të punës dhe trendet globale të zhvillimit. Universiteti është një mjedis dinamik që bën bashkë pedagogë, kërkues shkencorë, studentë dhe profesionistë të lirë, gjithmonë në proces evolimi dhe në kërkim të zgjidhjeve më eficente për sfidat shkencore dhe profesionale.

Ne i bindemi paradigmës se universiteti duhet të jetë në shërbim të shoqërisë, ndaj UMT nuk përqëndrohet vetëm në ofertën akademike për të përgatitur profesionistët e rinj në sektorët me potencial të lartë për zhvillimin e vendit, por angazhohet në një spektër më të gjerë që fillon nga kurset e formimit të vazhduar, trajnimet periodike, revistat dhe konferencat shkencore, projektet kombëtare dhe ndërkombëtare, pa harruar edhe laboratorët e shumtë me pajisje bashkëkohore që u shërbejnë studentëve dhe kërkuesve shkencorë.

Universiteti Metropolitan Tirana ka kaluar me sukses çdo proces akreditimi, si nga institucionet vendase ashtu edhe nga ato të huaja. Por prova më e mirë e cilësisë dhe e suksesit janë studentët tanë të diplomuar përgjatë viteve, të cilët kontribuojnë me ekspertizën e tyre në institucione prestigjioze, si edhe ata studentë të rinj që vendosin çdo vit të bëhen pjesë e projektit tonë ambicioz.

Si themelues dhe President i Universitetit Metropolitan Tirana, ju ftoj që përmes bashkëpunimit me ne, të hidhni hapin tuaj cilësor drejt suksesit profesional dhe shkencor.

Ing. Arjan Çukaj

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.