Udhëzues mbi mobilitetin e studentëve
Programi Erasmus + mbështet lëvizshmërinë në të gjitha nivelet e arsimit të
lartë, duke përfshirë lëvizshmërinë për studentët bachelor, master dhe
doktoratë.
Kush mund të aplikojë: Mund të aplikojnë studentët e regjistruar në një program
studimi në Universitetin Metropolitan Tirana në nivelet bachelor, master dhe
doktoraturë. Kriteret specifike bëhen me dije përmes thirrjes për aplikim, në
varësi të marrëveshjeve që universiteti ka me universitetet pritëse partnere.
Llojet e shkëmbimit: Mobiliteti mund të zhvillohet për studime ose për
trajnim/praktikë. Aktivitetet e studimit dhe trajnimit/praktikave të studentëve
mund të kombinohen.
Kohëzgjatja e bursave: Periudha e lëvizshmërisë për studime mund të zgjasë nga 3
muaj (ose një semestër akademik) deri në 12 muaj (një vit akademik). Periusha e
lëvizshmërisë për trajnim/praktika është
e hapur nga thirrja e vitit 2018 për ciklin e shkurtër, ciklin e parë (Bachelor
ose ekuivalent) ose studentë të ciklit të dytë (Master ose ekuivalent), si dhe
doktoratë të ciklit të tretë. Periudha e lëvizshmërisë mund të zgjasë nga 2
deri në 12 muaj.
Disiplinat e ofruara: Fushat e shkëmbimit përcaktohen në marrëveshjen midis
universiteteve.
Gjuha e mësimdhënies: Mësimdhënia përgjithësisht do të jetë në gjuhën angleze.
Në raste specifike, bazuar në marrëveshjen midis UMT dhe universiteteve
pritëse, mundet që universitetet të vendosin si gjuhë mësimdhënieje gjuhën e
tyre me nivele përkatëse. Këto të dhëna bëhen me dije në thirrjen për aplikim.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor për studentët.
Shtetet pritëse
|
Bursa
|
Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda,
Lihtenshtajni,
Luksemburg, Norvegji, Suedi, Mbretëria e Bashkuar
|
900 EUR
|
Austri, Belgjikë, Qipro, Francë, Gjermani, Greqi,
Itali, Maltë, Hollandë, Portugali, Spanjë
|
850 EUR
|
ullgaria, Kroacia, Republika eke, Estonia, Republika
e Maqedonisë së Veriut, Hungarisë, Letonisë,
Lituanisë,
Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia,
Turqia
|
800 EUR
|
*Studentët që kryejnë
mobilitet për praktikë/trajnim do të marrin një shtesë nga granti i BE-së me
një shumë midis 100 dhe 200 EUR në muaj. Niveli i saktë do të përcaktohet nga
Agjencitë Kombëtare dhe / ose institucionet e arsimit të lartë sipas nivelit të
kërkesës dhe nivelit të bashkëfinancimit për këtë lloj lëvizshmërie.
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës
dhe atij të origjinës).

Tarifa e studimit: Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do
të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do
të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në
universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentacioni i kërkuar: Dokumentet specifikohen në thirrjen për aplikim dhe varen
nga cikli i studimit si edhe nga kërkesat e universitetit pritës.
Përgjithësisht kërkohet:
-
Formulari
i aplikimit.
-
Vërtetim
dhe Listë notash;
-
Kopje
e pasaportës;
-
Fotokopje
e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në
këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2;
-
Dokumenti
Learning Agreement*
*Learning Agreement për studime është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe
aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvillojë studenti në
universitetin pritës.
Në tabelën e parë plotësohen të dhenat e studentit (emër, mbiemër, data e
lindjes, kombësia, gjinia, cikli i studimit, fusha e studimit), universitetit
dërgues (emri, fakulteti, kodi erasmus, adresa, shteti, personi i kontaktit dhe
emri i tij) dhe të dhënat e universitetit pritës (emri, fakulteti, kodi
erasmus, adresa, shteti, personi i kontaktit dhe emri i tij).

Studenti gjatë aplikimit duhet të plotësojë vetëm seksionin e parë ‘‘Before
the mobility".
Në tabelën A të dokumentit Learning
agreement për studime përcaktohen lëndët dhe kreditet që studenti do të marrë
në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të
Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur studenti të
ketë përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Studenti duhet të përzgjedhë të kryejë në universitetin pritës lëndë
të ngjashme me ato që do të kryente në semestrin respektiv në fakultetin e
tij/saj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet të njihen kur të kthehen. Nëse
lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonin në fakultetin e
tyre në universitetin mëmë, atëherë kur të kthehen duhet të zhvillojnë lëndët
që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning
Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në
qelizën ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT,
ndërsa në qelizën receiving institution firmoset nga personi përgjegjës në
universitetin pritës.

*Learning Agreement për trajnim/praktikë është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe
aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvillojë studenti në
universitetin pritës.
Në tabelën e parë plotësohen të dhenat e studentit (emër, mbiemër, data e
lindjes, kombësia, gjinia, cikli i studimit, fusha e studimit), universitetit
dërgues (emri, fakulteti, kodi erasmus, adresa, website, shteti, personi i
kontaktit dhe emri i tij) dhe të dhënat e universitetit pritës (emri,
fakulteti, kodi erasmus, adresa, website, shteti, personi i kontaktit dhe emri
i tij).

Në dokumentin Learning Agreement për praktikë në
Seksionin A, studenti përcakton programin e trajnimit/praktikës në
universitetin pritës (programi, orët, njohuritë dhe kompetencat që pritet të
fitohen, plani i monitorimit dhe vlerësimit).

Në tabelën B
përcaktohen të dhënat mbi njohjen e trajnimit/praktikës nga universiteti
pritës, rezultatet dhe kreditet.

Në tabelën C
përcaktohen termat financiarë dhe rimbursues të mobilitetit: bursa,
siguracioni, pajisjet etj.

Dokumenti ‘‘Learning
Agreement’’ te seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në
qelizën ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT,
në qelizën receiving organisation firmoset nga supervizori në universitetin
pritës.
