S.E.M.IN.A.RE
S.E.M.IN.A.RE
është një projekt mbi lëvizshmërinë e studentëve që synon kryesisht ndërkombëtarizimin
e universiteteve të rajonit të Pulia-s. Ky projekt është pjesë e programit Cohesion
Action Plan dhe drejtohet nga Unioni i Universiteteve Mesdhetare në Itali
(UNIMED).
Objektivat
specifikë të projektit:
- Kontribut në
përmirësimin e dimensionit ndërkombëtar të arsimit të lartë dhe trajnimit,
veçanërisht përmes bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë të dy brigjeve të Mesdheut, kryesisht përmes promovimit të përvojave të
mobilitetit dhe bashkëpunimit;
- Mbështetja e
studentëve në përvetësimin e aftësive (të tilla si të mësuarit e gjuhëve të
reja) në mënyrë që të zhvillojnë profilin e tyre akademik dhe të sigurojnë
mundësi të reja pune;
- Zhvillimi i të
kuptuarit të kulturave të Mesdheut Jugor dhe Evropës, duke u ofruar universiteteve
partnere mundësinë për të krijuar marrëveshje ndërinstitucionale dhe
partneritete ndërkombëtare.
Për vitin akademik 2017-2018, UMT dërgoi 6 studentë në Universitetin "Aldo Moro" në Itali si edhe në Universitetin Politeknik të Barit. Bursa kishte
një kohëzgjatje një semestrale dhe përfshinte rimbursimin mujor prej 1400 EUR
dhe rimbursimin e udhëtimit në vlerën 592 EUR