Global UGRAD
Programi Global UGRAD
është një program i Departamentit të Shtetit dhe administrohet nga Organizata
World Learning dhe Ambasadat Amerikane në botë. Studentët vendosen në
kolegje dhe universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Bursa mbulon
udhëtimin ndërkombëtar, shkollimin, akomodimin, siguracionin, një rimbursim
mujor dhe financimin e librave. Synimi kryesor është ekspozimi i studentëtve në
sistemin arsimor, shoqërinë dhe kulturën amerikane. Studentët përgatiten për tu
bërë lider në profesionet dhe komunitetet e tyre.
Megi Kurti, studente në
programin e Informatikës Ekonomike në UMT, u bë pjesë e këtij programi duke
zhvilluar mobilitetin në California State University San Marcos (CSUSM), ku në
përfundim iu akorduan 3 certifikata
dhe 1 medalje ari.