Erasmus + KA107
Erasmus + KA107 është një skemë bursash për lëvizshmëri midis vendeve të
BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ky program është bashkëfinancuar nga Agjensia
Ekzekutive e Edukimit, Audiovizuale dhe Kulturës së Komisionit Evropian
(EACEA). Bëhet fjalë për një program botëror për bashkëpunim dhe lëvizshmëri në
fushën e arsimit të lartë. Erasmus + mbështet lëvizshmërinë në të gjitha
nivelet e arsimit të lartë, duke përfshirë lëvizshmërinë për studentët
(bachelor, master, doktoratë) dhe stafin (akademik dhe administrativ).
Çdo vit studentë dhe staf nga UMT zhvillojnë mobilitetin në universitete
prestigjioze europiane. Deri tani mbi 36 studentë dhe mbi 30 staf
akademik/administrativ kanë përfituar nga bursat Erasmus +.