Në programin 2-vjeçar profesional në Sisteme dhe pajisje elektrike studenti fiton aftësi për të instaluar, monitoruar dhe testuar një sistem elektrik; aftësi në instalimin, implementimin dhe ndjekjen e punimeve elektrike në objekte të ndryshme; aftësi për të mirëmbajtur rrjete elektrike në objekte të ndryshme civile apo publike, si edhe implementim të sistemeve inteligjente dhe pajisjeve të kontrollit.
Kërkesat në tregun e punës për profesionistët e elektricitetit janë gjithnjë e në rritje dhe për më tepër po këto kërkesa po bëhen gjithnjë e më specifike për shkak të zhvillimit shumë të shpejtë të teknologjisë dhe të integrimit të nje niveli të caktuar ndërmjet elektricitetit, elektronikës dhe programeve software-ike.