me ato praktike, ku studentët aftësohen në grafikën kompjuterike, teknikat e modelimit dixhital, dizenjimin e faqeve online etj. Në përfundim të këtij programi, studentët mund të punojnë si dizenjues grafikë, dizenjues editorial, ilustrues apo dizenjues në sektorin e prodhimit të filmave, në sektorin televiziv, në sektorin e prodhimit të reklamave apo në sektorin e markave dhe ambalazhimeve. Gjithashtu mund të punojnë në institucionet publike si muze, qendra kulture, shkolla etj.