Prezantimi i projekteve RoboTech 2025
Rendi i robotëve në faqe është vendosur sipas rendit alfabetik, për të lehtësuar kërkimin dhe navigimin.


ADRIATIK_BOT (Leonik Tomeo, Durrës)
Nje robot autonom qe pastron plastiken me materiale te ricikluara dhe teknologji te avancuar.Pastrohet mjedisi, mbrohet biodiversiteti dhe fuqizohet turizmi.

AEROCARE (Ismail Qemali, Tiranë)
Një robot inteligjent që monitoron në kohë reale cilësinë e ajrit duke matur nivelin e CO₂ dhe metanit në mjedis. Ai informon dhe paralajmëron përdoruesit për ndotjen përmes ekranit, mesazheve në telefon dhe zërit në shqip e anglisht.

CHRONOGUIDE (Asim Zeneli, Gjirokastër )
Nje robot turistik I cili zoteron aftesine te te shoqëroj ne atraksionet me te famshme turistike te Gjirokastrës.Po ashtu ne te eshte I programuar nje faqe website ne te cilen mund te gjeni info për keto atraksione,hotele,restorante,motin, nivelin e ndotjes,dhe telefonimin e numrave te emergjences.

CROPBOT (Petro Nini Luarasi , Tiranë)
Roboti i frymëzuar nga bleta që lëviz nëpër fusha për të monitoruar shëndetin e tokës. Me çdo hap, ai mbledh të dhëna jetësore për të përmirësuar të korrat dhe për të zhvilluar ferma më të zgjuara.

ECO-BOT (Naim Frasheri, Durrës)
Një robot i zgjuar që mbledh mbeturinat në mënyrë efikase dhe ndihmon në pastrimin e mjedisit. I krijuar për të vepruar në vende publike, ai kombinon teknologjinë moderne me kujdesin për ambientin.

EKKO (A.Z.Çajupi, Tiranë)
Robot asistent i qytetit SMART i cili me ane te inteligjences artificiale (AI) merr, perpunon dhe i pergjigjet cdo kerkese te qytetareve. Ai i ndihmon te navigojne ne qytet dhe jep informacion te perditesuar.

GAIA (Partizani, Tiranë)
Gaia është një robot ekologjik që mat cilësinë e ajrit, lagështinë dhe CO₂-n, ndërsa pastron mjedisin nga mbeturinat. Ajo mishëron lidhjen mes njeriut dhe natyrës, duke kujdesur për Tokën

LUMEN (Flatrat e Dijes, Fier)
Lumen, qeni robotik do tu vijë në ndihmë personave me probleme të shikimit duke i orientuar ata në terren. Në një botë ku mbizotëron errësira, Lumen sjell dritë!

MARSHALL (Dhaskal Todri, Elbasan)
Roboti Marshall shërben për detektimin e zjarrit. Problemi që zgjidh: Identifikon flakët dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së zjarrit. Efekti special: Roboti hedh ujë dhe fik zjarrin automatikisht.

OOGWAY (Ali Demi,Vlorë)
Ndotja e ujit eshte nje problem madhor dhe i pashmangshem dhe roboti "Oogway" jep zgjidhje efikase. Qellimi i robotit tone eshte te ofroje nje zgjidhje praktike dhe teknologjike per vezhgimin dhe analizimin e cilesise se ujit ne kohe reale.

PATHMATE (28 Nentori, Shkoder)
"Pathmate, shoqëruesi drejt një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse . Një paisje inteligjente për orientimin e personave të komunitetit të verbërëve në hapësirat publike."

POST-E (Ismail Qemali, Tiranë)
Ismail Qemali Post-E është një robot postier i së ardhmes, i cili do të shpërndaj pakot kudo ku ju jeni. Me anë të faqes së webit dhe tageve, ai ju përditëson në kohë reale vendodhjen e pakos tuaj dhe siguron që pakoja juaj të mbërrijë në gjëndje perfekte.

PYROGUARD (Nehemia, Pogradec)
Robot inteligjent zjarrfikës për zbulim e shuarje efikase të zjarreve, i pajisur me sensorë e kamera për detektim preciz të flakëve si dhe për informim të menjëhershëm. Ofron zgjidhje të sigurt në situata emergjente zjarri.

PYROGUARD (Qemal Stafa, Tiranë)
Roboti ynë bën të mundur zbulimin e zjarreve dhe tymrave me anë të sensorëve përkatës Jo vetëm sigurinë e mjedisit,por edhe për të treguar që çdo situatë zgjidhet ashtu siç duhet.

TREESENSE (Sami Frasheri, Tiranë)
TreeSense është një robot inteligjent që përdor sensorë lagështie dhe gazi për të monitoruar shëndetin e pemëve dhe mjedisit përreth tyre. I pajisur me kamera të lidhura me Raspberry Pi dhe pompa të kontrolluara, ai identifikon probleme përmes pamjeve dhe ofron zgjidhje automatike duke shpërndarë pesticide në mënyrë të synuar.

ZOO-REAL (Tirana Jonë, Tiranë)
Zoo-Real, i projektuar për të qenë një udhëheqës në kopshtin zoologjik, do të bëhet shoku më i dashur i fëmijëve dhe bashkëpunëtori më i mirë i prindërve. Një panda që flet për shokët e tij do të ishte padyshim një aspekt i ri dhe tërheqës si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.