Programet profesionale 2-vjeçare ofrohen për të gjithë ata maturantë të
cilët nuk përmbushin kriterin e notës mesatare për t’u regjistruar në një
program Bachelor, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 295, datë
10.05.2019.
Me anë të programeve profesionale ne Dizajn Grafik, Topografi dhe GIS
dhe Menaxhim në Hoteleri, Turizëm dhe Evente, Universiteti Metropolitan Tirana i
jep rëndësi dijes praktike duke i dhënë mundësinë gjithë të rinjve të ndjekin
studimet dhe t integrohen në tregun e punës.
Çdo shtetas shqiptar apo i huaj i cili ka mbaruar gjimnazin dhe ka
shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore ose ka mbaruar një cikël të njehsuar me të,
ka të drejtë të aplikojë për një nga programet e ofruara nga Universiteti
Metropolitan Tirana.
Aplikimet pranohen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i
interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin
Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat e tij në këtë portal gjatë fazave
të aplikimit.
Për të ndjekur programet profesionale, si kriter hyrës është përmbyllja
me sukses e Maturës Shtetërore ose një cikël të njehsuar me të.