Programet e studimit në Master Profesional dhe Master Shkencor ofrojnë
dije të specializuara shkencore dhe praktike në një dimension më të thelluar. Programet master ofrohen në të tre fakultetet e Universitetit Metropolitan Tirana.
Për t’u regjistruar në këto programe, studenti duhet të ketë përfunduar
studimet Bachelor si edhe duhet të ketë mbrojtur një prej gjuhëve të huaja
(anglisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht) përmes provimeve të
njohura ndërkombëtarisht sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe
Sportit.
Mësimi për ciklin master zhvillohet gjithmonë pasdite, nga dita e hënë deri në ditën e premte duke filluar nga ora 17:00 për t'u dhënë mundësi studentëve që të mos shkëputen nga angazhimet e tyre profesionale.