Çdo shtetas shqiptar apo i huaj i cili ka mbaruar gjimnazin dhe ka shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore ose ka mbaruar një cikël të njehsuar me të, ka të drejtë të aplikojë për një nga programet e ofruara nga Universiteti Metropolitan Tirana.
Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat e tij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.
Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga
programet bachelor duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, nr.295, datë 10.05.2019.
Për programin e integruar në Arkitekturë si dhe për programet e ofruara në gjuhën angleze, studenti duhet të ketë kaluar me sukses provimin e gjuhës angleze bazuar në udhëzimin nr.52, datë 03.12.2015.