Universiteti Metropolitan Tirana do të ofrojë studime doktorale në fushën e “Shkencave të Natyrës
dhe Teknologjisë” dhe “Ekonomisë dhe Turizmit” në kuadër të projektit “MARDS” i financuar nga
programi Erasmus+ i Bashkimit Europian.
Universiteti Metropolitan Tirana është pjesë e një konsorciumi së bashku me universitete të Malit të
Zi, të Shqipërisë dhe katër institucione të Bashkimit Europian si Universiteti i Vjenës, Universiteti i
Mariborit, Universiteti i Banska Bistrica dhe Shoqata e Profesionistëve në Studimet Doktorale.
Projekti “MARDS” synon që përmes edukimit të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve më akute në
Shqipëri dhe në Malin e Zi, në dy fusha që mund t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe social.
“MARDS” synon të zhvillojë dhe të propozojë një model të ri të studimeve doktorale në dy vendet
fqinje të Ballkanit sipas praktikave më të mira të Bashkimit Europian, të sigurojë një model të
qëndrueshëm financiar për studimet doktorale, të ndërtojë një bashkëpunim të qëndrueshëm me
partnerët e Bashkimit Europian me qëllim ruajtjen e standardeve etj.