Punimet e dërguara në Metropolitan Tirana
Journal of Business and Economics (MTJBE) mund të jenë të shkruara në anglisht
ose në shqip. Punimi duhet të shkruhet në font Times Neë Roman si Word Doc.
Page Setup: Margins-Mirrored, Top 4 cm, Bottom 3 cm, Left 3 cm, Right 3 cm,
Gutter 0.5 cm; Layout: Header 2 cm (different odd and even), Footer 2 cm,
Section Start Continuous, Page alignment-bottom, centered).
Nëse punimi nuk është shkruar në gjuhën shqipe, titulli i
punimit duhet të shkruhet së pari në gjuhën shqipe, i vendosur në qendër te
doc, bold, me font 12. Titulli i punimit në anglisht duhet të vendoset me
hapsirë single space, me font-12 , bold, në qendër.
Emrat e autorëve, emri i institucionit aktual
dhe adresat e e-mailit të autorëve duhet të shkruhen me font 12, aligned left,
pas titullit të punimit.
Punimi duhet të përmbajë abstrakt me jo më shumë
se 250 fjalë me font 12. Për punimet e përgatitura në gjuhën shqipe, abstrakti
në shqip duhet të pasohet me abstrakt në anglisht. Poshtë abstraktit duhet të
shkruhen fjalët kyçe (max 5) duke përdorur klasifikimin e Journal of Economic
Literature (JEL) classification numbering.
Titujt në tekst duhet të numërohen me numra
arabë (p.sh. 1., 1.1,1.1.2 ... etj.) Me depth jo më shumë se 3. Titujt kryesorë
duhet të jenë me font 12, bold, nëntitujt e mëtej duhet te jene me font 12,
bold.
Teksti duhet të shkruhet singe-space, me font
12. Pas secilit paragraf duhet të ketë një hapësirë të vetme dhe paragrafët
duhet të fillojnë aligned to the left.
Tabelat dhe figurat duhet të titullohen dhe
numërohen. Titujt duhet të vendosen sipër tabelave (p.sh. Tabela 1. Emri i tabelës) dhe poshtë figurave (p.sh.
Figura 1 Emri i figurës). Tabelat dhe figurat duhet të vendosen vertikalisht
(nëse tabelat dhe figurat kanë madhësi sa faqja e doc. mund të vendosen
horizontalisht). Ekuacionet duhet të vendosen në qendër dhe numrat e
ekuacioneve duhet të vendosen në të djathtë të faqes në kllapa.
Citimet
e burimeve duhet të vendosen në kllapa në tekst. Rendi në kllapa është si
vijon: mbiemrat e autorëve (për burimet pa emrin e autorit, vendosni tre fjalët
e para të emrit të librit, më pas vendosni tre pika), viti i burimit, numrat e
faqeve (p.sh. Mbiemri, Data: Numri i Faqes).
Të
gjitha burimet e cituara në tekst sipas rregullave të sipërpërmendura duhet të
jepen në referenca. Burimet të cilat nuk përmenden në tekst nuk duhet të jenë
në referenca. Referencat duhet të renditen në të njëjtin rend siç
përmendet në tekst sipas stilit Harvard Referencing Style.
Dorëzimi i punimit të formatuar sipas rregullave
të përmendura është në përgjegjësinë e autorëve. Punimet nuk do të shqyrtohen
nëse nuk paraqiten në formatin e duhur.
Shembuj referencash
Artikuj të
aksesuar në formë të printuar: Ross, N.
(2015). On truth content and false consciousness in Adorno’s Aesthetic Theory.
Philosophy Today, 59(2), pp. 269-290.
Artikuj të
gjetur në website ose database: Raina, S.
(2015). Establishing Correlation Between Genetics and Nonresponse. Journal of
Postgraduate Medicine, [online] Volume 61(2), p. 148. Available at:
http://www.proquest.com/products-services/ProQues...
[Accessed 8 Apr. 2015].
Libër: Vermaat,
M., Sebok, S., Freund, S., Campbell, J. and Frydenberg, M. (2014). Discovering
computers. Boston: Cengage Learning, pp.446-448.
Kapituj
Libri: Bressler,
L. (2010). My girl, Kylie. In: L. Matheson, ed., The Dogs That We Love, 1 st
ed. Boston: Jacobson Ltd., pp. 78-92.
Konferenca: Fox, R.
(2014). Technological Advances in Banking. In: American Finance Association
Northeast Regional Conference. Hartford: AFA, p. 24.
Doktoratura: Shaver, W.
(2013). Effects of Remediation on High-Stakes Standardized Testing. PhD.
Yeshiva University.
Titulli i
punimit: Sigurohuni që titulli të jetë specifik dhe
konciz. Titulli duhet të jetë i vendosur në qendër të paragrafit, i shkruar i
gjithi me germa kapitale, madhësia e shkrimit-14, Times New Roman, bold. Lista e autorëve:
Emri dhe mbiemri i plotë (mbiemri duhet të jetë i shkruar me germa
kapitale). Të dhënat mbi autorin/autorët duhet të përfshijnë: Departamenti,
universiteti apo organizata, qyteti, shteti, emaili, të vendosura në Footnote. Abstrakti:
Artikulli duhet të shoqërohet patjetër me abstrakt, i
cili duhet të jetë midis 150-250 fjalë, madhësia e shkrimit 12. Në abstrakt nuk
duhet të ketë citime. Fjalët kyçe:
Duhet të ketë të paktën tre fjalë kyçe, të jenë të ndara me presje. Fjalët kyçeduhet të
jetë me fontin bold, italic. Hyrje: Hyrja
duhet të pasqyrojë kontekstin e punimit. Pjesa e
Përmbajtjes: Këtu duhet të përfshihen idetë kryesore të
propozuara, rezultatet dhe diskutimet. Fonti dhe madhësia e shkrimit Times New
Roman, 12. Tabelat dhe
Grafikët: Tabelat statistikore duhet të kenë titullin
dhe numrat e tyre në një rend vijues. (P.sh. Tabela 2.
Ndarja e shoqërive sipas statusit juridik). Grafikët
duhet të kenë titullin dhe numrat e tyre, ku numërimi të bëhet me numra arab,
pavarësisht nga numri i tabelave, dhe në rend vijues. (P.sh.
Grafiku 2. Likuidimi sipas kohës). Konkluzionet: Në
fund të punimit, duhet që të autori/autorët të përmbledhin gjetjet dhe të
përgjithësojnë rëndësinë e tyre, duke rekomanduar kërkime të mëtejshme. Literatura: Në
artikull është shumë e rëndësishme referimi i burimeve bibliografike në formën e literaturës se konsultuar. Ajo duhet të jetë
e renditur sipas Harvard Referencing
Style. Mund t´ju vijë në ndihmë edhe EndNote program. Kërkesa mbi formatin e punimit
Punimi duhet të ketë një
strukturë relativisht standarde. Ai duhet të përmbajë një pjesë të shkurtër dhe
koncize në formën e hyrjes dhe të jetë i ndarë në çështje dhe nënçështje. Në
fund të artikullit duhet të ketë konkluzione dhe rekomandime.
Punimi duhet të editohet
në Microsoft Word 97-2007 (.doc ose .docx), duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:
Page Setup: Formati- A4, Orientimi-Portrait,
Margins-Mirror, Top-3 cm, Bottom 2 cm, Inside-2.5 cm, Outside 2 cm, Gutter 0.5
cm; Layout: Header 1.7 cm (different odd and even), Footer 2 cm, Section Start
Continuous, Page aligment- bottom, centered).
Numrat e faqeve: Top, outside, font Times New
Roman size 10, bold, continue from previous section.
Formati i paragrafëve: line spacing single,
uncheck widow/orphan protection, alignment justify.
Fonti: Times New Roman, madhësia 12, regular.
Përmbledhja në anglisht: Times New Roman, madhësia 10.
Gjuha e punimit: I gjithë
punimi duhet të jetë i përgatitur në shqip ose në
anglisht.
Punimi duhet të jetë minimalisht 10-12 faqe (përfshirë edhe
abstrakti dhe referencat) Proçesi i
rishikimit
Të gjithë
artikujt do të jenë subjekt i rishikimit nga Grupi i Recensuesve (Bordi
shkencor dhe editorial), dhe duhet të jenë të realizuara në përputhje me
standarded akademike. Artikujt do të kontrollohen dhe me softwerë kompjuterikë
për të shmangur plagjiarizmin. Vendimi final në lidhje me pranimin,
mospranimin, bërjen e ndryshimeve të artikullit, do të bazohen mbi raportin e
vlerësimit të bërë nga Grupi i Recensuesve. Autorët/Bashkautorët do të
njoftohen për rezultatin nëpërmjet emailit, duke përdorur adresën e deklaruar
në thirrjen për botimin e revistës shkencore “Metropolitan Tirana Journal of
Business and Economics”.