Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics

 
Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics (MTJBE) është një revistë shkencore në fushën e ekonomisë dhe biznesit, e cila publikohet nga Universiteti Metropolitan Tirana çdo vit në formë online dhe të printuar, që prej vitit 2017 dhe e klasifikuar në indeksin “Index Copernicus”.

Objektivi kryesor i MTJBE është ofrimi i një platforme intelektuale për kërkuesit shkencorë, për paraqitjen e paradigmave alternative në fushën e ekonomisë dhe biznesit.

Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics (MTJBE) mirëpret studime në të gjitha fushat e Biznesit dhe Ekonomisë, siç janë çështjet socio-ekonomike, zhvillimi ekonomik, tregjet financiare, kursimet dhe investimet kapitale, qeverisja e korporative dhe financat, lidershipi dhe menaxhimi, politikat fiskale dhe monetare, papunësia , kriza financiare, varfëria, sigurimi social, borxhi publik, lufta kundër korrupsionit, ekonomia informale, menaxhimi i biznesit, menaxhimi i burimeve njerëzore, etj.

Cilësia e revistës përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rishikimit (blind review) të të gjithë punimeve të publikuara, nga Bordi Shkencor dhe Bordi Editorial i revistës, si dhe kontrollit nëpërmjet softwerëve elektronikë, për të shmangur plagjiarizmin.