Metropolitan Tirana
Journal of Business and Economics (MTJBE) është një revistë shkencore në fushën
e ekonomisë dhe biznesit, e cila publikohet nga Universiteti Metropolitan
Tirana çdo vit në formë online dhe të printuar, që prej vitit 2017 dhe e
klasifikuar në indeksin “Index Copernicus”.
Objektivi kryesor i
MTJBE është ofrimi i një platforme intelektuale për kërkuesit shkencorë, për
paraqitjen e paradigmave alternative në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
Metropolitan Tirana
Journal of Business and Economics (MTJBE) mirëpret studime në të gjitha fushat
e Biznesit dhe Ekonomisë, siç janë çështjet socio-ekonomike, zhvillimi
ekonomik, tregjet financiare, kursimet dhe investimet kapitale, qeverisja e korporative
dhe financat, lidershipi dhe menaxhimi, politikat fiskale dhe monetare,
papunësia , kriza financiare, varfëria, sigurimi social, borxhi publik, lufta
kundër korrupsionit, ekonomia informale, menaxhimi i biznesit, menaxhimi i
burimeve njerëzore, etj.
Cilësia e revistës
përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rishikimit (blind review) të të
gjithë punimeve të publikuara, nga Bordi Shkencor dhe Bordi Editorial i
revistës, si dhe kontrollit nëpërmjet softwerëve elektronikë, për të shmangur
plagjiarizmin.