qarqeve dhe sistemeve deri tek aspektet aplikative. Gjatë këtij programi, studentët specializohen në valët dhe aplikimet elektromagnetike, komunikimin dixhital, rrjetin mobile, qarqet, sistemet e shpërndarjes etj. Në përfundim të studimeve, i diplomuari në Inxhinieri Telekomunikacioni është në gjendje të operojë në fushat e kërkimit, projektimit dhe zhvillimit të teknologjisë së telekomunikacionit, përpunimit të të dhënave, sensorëve si edhe në sektorë të tjerë si transporti, robotika apo kontrolli i ambientit.