Masteri i Shkencave në Inxhinieri Elektronike u jep mundësinë studentëve të specializohen në shumë fusha, që nga teknologjitë analoge deri në elementët e elektronikës dixhitale, mikroprocesorëve apo pajisjeve të ndryshme të kontrollit.
Gjatë ciklit të studimeve master në Universitetin Metropolitan Tirana, studentët do të fitojnë njohuri mbi sistemet elektronike të programueshme, përpunimin dixhital të imazhit, kontrollin dixhital dhe më gjerë. Veçanërisht në këtë program, studentët do të ushtrohen në laboratorët e dedikuar me pajisjet më të
 
 
 

Informacione të Detajuara

 
 
 
 
 
 
Kohëzgjatja:
2 Vite

 
 
 
 
 
 
 
Numri i ECTS
120 ECTS
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Formati
Full- time
 
 
 
 
 
 
 
Gjuha
Shqip
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
fundit teknologjike si Laboratori i automatizimit dhe EPGA, Laboratori i sistemeve të shpërndarjes së energjisë dhe pajisjeve elektronike, Laboratori i komunikimit dhe procesimit të sinjaleve apo Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike.
Për studentët që përfundojnë Masterin e Shkencave në Inxhinieri Elektronike mundësitë e punësimit janë të shumta, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ata mund të punojnë si ekspertë në departamentet e teknologjisë së informacionit, të telekomunikacionit, në fushën e zhvillimit të platformave dixhitale etj. Me njohuritë e fituara në këtë program, të diplomuarit mund të integrohen edhe në tregun e punës jashtë vendit, si edhe të vazhdojnë studimet doktorale duke u angazhuar në kërkim shkencor dhe në jetën akademike.
 

 

Stafi Akademik në programin Master i Shkencave në Inxhinieri elektronike

 
 
 

Shkarko duke klikuar

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 
 

 
 
 

 

Kontakte të nevojshme

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Përgjegjës Departamenti

 
Prof. Dr. Jakup Agalli
 
 
 
 
 
jagalliu@umt.edu.al
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Koordinator i Programit

 
Prof. Dr. Gëzim Karapici
 
 
 
 
 
gkarapici@umt.edu.al
 
 
 
 
 
 
 

Evente në UMT

 
Universiteti Metropolitan Tirana në bashkëpunim me University of Tennessee at Chattanooga në SHBA organizojnë leksionin e hapur me temë “Tiparet e ekosistemit dhe të inovacionit të sipërmarrjes si kusht për zhvillim” me pjesëmarrjen e Prof.Dr. Thomas Lyons, Prof. Asoc. Dr. Philip Roundy dhe Prof. ...
...
Smart4All është një projekt i finacuar nga Bashkimi Europian nën thirrjen e Horizon 2020, ku mund të aplikojnë organizata të ndryshme që nga universitetet, institucionet shkencore, SME-të, duke qenë i orientuar nga SEU countries. Në datën 2 dhjetor organizohet një Webinar informues mbi hapjen e ...
...
“Data Mining Techniques in Customer Churn Prediction” titullohet webinari që do të zhvillojë prof. Mehmet Zirek në datën 27 nëntor, ora 12:30.Webinari ofrohet për studentët dhe profesionistët në fushën e telekomunikacionit, ku do të trajtohen koncepte si Modeling in Churn Prediction, Churn ...
...