elektronergjetike dhe automatizimit industrial, duke u ofruar në dy profile, përkatësisht Energjitikë dhe Automatizim. Procesi akademik është i ndërthurur me orët praktike, ku studentët aftësohen në laboratorët e dedikuar si Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike, Laboratori i komunikimit dhe procesimit të sinjaleve, Laboratori i automatizimit apo Laboratori i sistemeve të shpërndarjes së energjisë dhe pajisjeve elektronike.
Mbi këtë bazë, jepen njohuri mbi transmisionet elektrike, mbi sistemet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, mbi shpërndarjen dhe përdorimin e energjisë elektrike, mbi ekonominë e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemeve elektrike në tregun e energjisë. Programi i studimit ofron edhe praktika profesionale pranë institucioneve me të cilat universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi.